Armata amerikane shkatërroi dy anije të dyshuara për kontrabandë droge në Paqësor
- Forcat e armatosura amerikane shkatërruan dy anije në Paqësorin lindor për shkak të dyshimit për transportim të paligjshëm të narkotikëve, me ç'rast humbën jetën gjashtë persona, bëri të ditur sot ministri i Luftës i SHBA-së Pit Hegset.
Uashington, 10 nëntor 2025 (MIA) - Forcat e armatosura amerikane shkatërruan dy anije në Paqësorin lindor për shkak të dyshimit për transportim të paligjshëm të narkotikëve, me ç'rast humbën jetën gjashtë persona, bëri të ditur sot ministri i Luftës i SHBA-së Pit Hegset.
Yesterday, at the direction of President Trump, two lethal kinetic strikes were conducted on two vessels operated by Designated Terrorist Organizations.
— Secretary of War Pete Hegseth (@SecWar) November 10, 2025
These vessels were known by our intelligence to be associated with illicit narcotics smuggling, were carrying narcotics, and… pic.twitter.com/ocUoGzwwDO
"Këto anije ishin të njohura për inteligjencën tonë si pjesë e një rrjeti kontrabande droge dhe po lëviznin përgjatë një rruge të vendosur tranziti", ka shkruar Hegseti në rrjetin social "Iks", duke postuar një video të aksionit.
Foto: printskrin