• среда, 25 март 2026

Aragçi: SHBA-ja do të pendohet shumë për fundosjen e anijes iraniane

Aragçi: SHBA-ja do të pendohet shumë për fundosjen e anijes iraniane

Teheran, 5 mars 2026 (MIA) – Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi deklaroi se SHBA-ja do të pendohet për shkak të fundosjes së anijes ushtarake iraniane në afërsi të bregut të Sri Lankës. 

“Mbani mend fjalët e mia: SHBA-ja do të pendohet shumë për shkak të këtij veprimi”, njoftoi Aragçi. 

Ai shtoi se fundosja e anijes është krim në det, 2.000 milje nga bregu iranian. Fregata iraniane “IRIS Dena”, pas vizitës së marinës indiane, me 130 marinarë ishte goditur në ujërat ndërkombëtare pa paralajmërim. 

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset në konferencën e djeshme për media konfirmoi se armata amerikane fundosi një anije ushtarake iraniane në afërsi të bregut të Sri Lankës. 

“Një nëndetëse amerikane në Oqeanin Indian fundosi një anije luftarake iraniane, të cilën e mendonte të ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare. Në vend të kësaj, ajo u fundos nga një silurë ‘Vdekje e Heshtur’. Është fundosja e parë e një anijeje armike nga silura që nga Lufta e Dytë Botërore. Ashtu si në atë luftë, kur ne ishim ende Ministri ushtarake, po luftojmë për fitore”, theksoi Hegset.

Autoritetet e Sri Lankës njoftuan se 32 marinarë iranianë janë shpëtuar, janë gjetur 80 trupa të pajetë, ndërsa më shumë se 60 persona konsiderohen të zhdukur. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан