• петок, 20 февруари 2026

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor kanë dhënë deklaratë solemne, presin që së bashku të ndërtojnë institucion të fqishëm

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor kanë dhënë deklaratë solemne, presin që së bashku të ndërtojnë institucion të fqishëm

Shkup, 15 janar 2025 (MIA) - Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit gjyqësor, Suzana Jashevska Anastasovska dhe profesoresha universitare Arlinda Kadri-Shahinoviq, sot në Kuvend dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Shtëpisë ligjvënëse, Afrim Gashi.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski ua uroi anëtarëve të rinj. Potencoi se ata janë vlerë e shtuar e Këshillit dhe se institucioni do të jetë në gjendje të qëndrojë mbi këmbë të shëndosha dhe të kryejë funksionin e tij kompetent.

Joshevska-Anastasovska theksoi se sot kanë dhënë deklarata për përgjegjësi personale dhe pret se bashkërisht do të munden nga Këshilli gjyqësor të ndërtojnë institucion të fuqishëm.

"Edhe hap pas hapi, me inkurajim, llogaridhënie, përgjegjësi dhe me durim të fillojmë të lëvizim në drejtimin e duhur dhe të kontribuojmë që të rritet besimi në gjyqësor. Është koha për integritet. Është koha për përgjegjësisë", tha Joshevska-Anastasovska.   

Konsideron se duhet të fillojnë me zbatimin e Ligjit të ri për Këshill Gjyqësor dhe t'i miratojnë të gjitha aktet nënligjore, që janë të ndërlidhura me të.

"Konsideroj se duhet të fillojmë ta aprovojmë Ligjin për Këshilin Gjyqësor, t'i miratojmë aktet nënligjore, që janë të ndërlidhura me ligjin e ri dhe më tej me forca të reja të jetë bazë e mirë për ndërtimin e institucionit të fuqishëm", theksoi Joshevska-Anatasovska.

Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Parlamenti dhe dy anëtarë propozohen nga presidentja e shtetit. Kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë janë gjithashtu anëtarë pa të drejtë vote. Ata zgjidhen për një mandat prej gjashtë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtë zgjedhjeje edhe një herë, ndërsa mandati i mryetarit të Gjykatës Supreme dhe ministrit të Drejtësisë në Këshill gjithashtu përfundon me përfundimin e mandatit të tyre. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан