Ankaraja shprehu shqetësim lidhur me sulmin ndaj dy anijeve cisternë në Detin e Zi
- Ankaraja ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin e dy anije komerciale në Detin e Zi, që i ka rrezikuar jetët njerëzore, sigurinë e lundrimit dhe mjedisin jetësor, deklaroi mbrëmë vonë zëdhënësi i Ministrisisë turke të Punëve të Jashtme. Onçu Keçepi.
Ankara, 30 nëntor 2025 (MIA) - Ankaraja ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin e dy anije komerciale në Detin e Zi, që i ka rrezikuar jetët njerëzore, sigurinë e lundrimit dhe mjedisin jetësor, deklaroi mbrëmë vonë zëdhënësi i Ministrisisë turke të Punëve të Jashtme. Onçu Keçepi.
"Jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e së premtes, më 28 nëntor, ndaj dy anijeve cisternë me flamur gambian: "Kairos" dhe "Virat", në Detin e Zi. Këto incidente në zonën tonë ekskluzive ekonomike kanë krijuar rreziqe serioze për sigurinë e lundrimit, jetëve, pronës dhe mjedisit në rajonin tonë", shkroi Keçeli në rrjetin X.
Çekeçi theksoi se Anlataja mban kontakte me palët relevante që të parandalohet përhapja e konfliktit drejt Detit të Zi dhe të parandalojë ndikim negativ ndaj interesave ekonomike të Turqisë.
Administrata detare turke të premten njoftoi se anija cisternë "Kairos" me flamur gambian është djegur në Detin e Zi, 28 milje nga bregu turk, për shkak të "fuqisë së jashtme".
Njëzet e pesë anëtarë të bordit janë evakuuar me sukses.
Pastaj bordi i anijes cisternë "Virat" ka njoftuar se anija është goditur nga një raketa 35 milje larg bregut turk.
Në anije kanë qenë 20 anëtarë të bordit, të cilët kanë deklaruar se nuk dëshirojnë ta lëshojnë anijen.
Anija cisternë është sulmuar dje me fluturake pa pilot. mb/
Foto: MIA