• четврток, 04 декември 2025

Andonovska: Tek një e punësuar më shkollën "Dimo Haxhi Dimov" në hundë i është gjetur Stafulokokus aureus, në tre çezma bakterie të grupit Enterobakteriae dhe tek një fëmijë norovirusi

Andonovska: Tek një e punësuar më shkollën

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Drejtoresha e Institutit për shëndet publik, Maria Andonovska në deklaratë për mediumet sot pasdite theksoi se ende tërësisht nuk mund të konkludohet shkaku i ankimit për dhimbje stomaku tek fëmijët në SHF "Dimo Haxhi DImov" në Komunën e Karposhit, sepse hulumtimet akoma janë në rrjedhë. Por deri më tani, siç potencoi, në hundën e një të punësuare është shetur Stafulokokus aureus. Potencoi se në tre çezma janë gjetur bakterie nga grupi Enterobakteriae gram bakterie negative. Tek një fëmijë tani për tani është gjetur norovirusi.

Andonovska informoi se deri më tani kanë 29 paraqitje dhe plus një mësimdhënëse e cila është ankuar për dhimbje stomaku. Potencoi se në Klinikën e fëmijëve janë vendosur pesë fëmijë, ndërsa sot janë sjellë edhe dy fëmijë. Informoi se të gjithë fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe stabile. Një nga fëmijët e sjellur është motra e njërit prej këtyre pesë fëmijëve të cilët paraprakisht kishin qëndruar atje dhe mu në dhimën ku ai ka qenë prezent, që do të thotë se është hulumtuar dhe dëshmuar norovirusi në feces. Ajo kumtoi se pas koordinimit me Qendrën për shëndet publik kanë biseduar se ekzistojnë indikacione epidemiologjike për dezinfektim të jashtëzakonshëm në shkollë dhe ata tashmë po përgatiten dhe ekipi i QSHP-së do të kryejë dezinfektim të jashtëzakonshëm në shkollë sa më parë.

Theksoi se për t'u konfirmuar se për çfarë bëhet fjalë, do të nevojitet të bëhen disa hulumtime të caktuara dhe të përfundojë analiza e plotë, në mënyrë që të merren rezultate nga të gjitha mostrat e marra dhe nga të gjithë ata të cilëve u arrijnë edhe gjatë ditës së sotme, si nga fëmijët të cilët janë në mjekim shtëpiak, ashtu edhe nga fëmijët të cilët ndodhen në Klinikën e fëmijëve.

Andonovska theksoi se nga strishot e marra nga sipërfaqet e punës, nga bravat, nga çezmat, nga enët nga të cialt kanë ngrënë, nga nëntë sipërfaqe të marra, tre tashmë janë pozitive, do të thotë, pozitive janë çezmet. Potencoi se në këto sipëraqe janë gjetur bakterie nga grupi Enterobakteriae.

Përveç këtyre mostrave të marra, me insititmin e Institutit, në bashkëpunim me Klinikën e fëmijëve kanë kërkuar material shtesë nga fecesi dhe strishot nga fyti dhe hunda e fëmijëve të vendosur në spital. Tani për tani tek ata kanë arritur materiale për dy fëmijë nga fecesi, ku njëri prej fëmijëve është pozitive me norovirus.

Nga rezultatet e përpunuara deri më tani nga mostrat e marra tregojnë se qumështi dhe kroasantët tani për tani i përmbushin kushtet mikrobiologjike.

Andonovska theksoi se ISHP do të inicojë ndryshim të vendimeve ligjore dhe nënligjore për avancim të higjienës dhe gjendjes në kopshte dhe shkolla.

Theksoi se gjatë ditës së djeshme janë marrë mostra nga kuzhinat e nëntë shkollave të tjera dhe se rezultatet ende po përpunohen.

Bën thirrje për higjienë të shtuar në shkollë, të furnizohen me mjete të reja dezinfektuese dhe sapunë të rinj. Rekomandoi fëmijëtme simptoma të qëndrojnë në shtëpi. Nëse ka përkeqësim të pasqyrës klinike, të lajmërohen në Qendrën për shëndet publik, por para së gjithash tek mjekët e tyre amë, në mënyrë që të mund të dërgohen për hulumtime të mëtejshme. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан