• сабота, 06 декември 2025

Anëtaret e BE-së arritën marrëveshje preliminare për qëllimet klimatike për vitin 2040

Anëtaret e BE-së arritën marrëveshje preliminare për qëllimet klimatike për vitin 2040

Bruksel, 5 nëntor 2025 (MIA) - Ministrat e Mjedisit Jetësor të vendeve-anëtare të BE-së herët në mëngjes, pas më shumë se 18 orëve bisedime, kanë arritur marrëveshje për qëlliemt klimatike të Unionit deri në vitin 2040, ndërsa sot pritet ta miratojnë edhe marrëveshjen formale.

Sipas qpëndrimit të harmonizuar kompromis, bëhet qëllimi fillestar i propozuar nga Komisioni Evropian për uljen e emisioneve të gazrave të qelqtë deri në vitin 2040 për 90 për qid në krahasim me nivelin e vitit 1990-të, por të vendeve-anëtare u jepet mundësia e zbrapsjes nga ky qëllim që për deri pesë për qind ta kompensojnë me të ashtuquajturën rregullimi i kufirit të karbonit.

Mekanizmi i rregullimi i kufirit të karbonit (CBAM) mundëson pagesë të një lloj takse për emisione të larta të dioskid karbonit.

Burime të njohura me rrjedhën e takimit brifojnë se debati kryesor është zhvilluar mes vendeve që janë mbështetëse të qëllime ambicioze klimatike, të kryesuara nga Gjermania, Suedia dhe Spanja, dhe të cilat e kundërshtojnë propozimin e këtillë, me në krye Italinë dhe Poloninë.

Polonia dhe Italia kanë këmbëngulur që devijimi nga qëllimet të jetë deri në 10 për qind, me ç'rast gjysma e të dhënave të financohet me fonde të BE-së, në çka është kundërshtuar ashpër i ashtquajturi "blloku proklimatik".

Takimi ministror u ndërpre fillimisht rreth orës 1:30 të mëngjesit të mbrëmshëm, por me këmbënguljen e kryesimit danez të Këshillit të BE-së, u vazhdua pas 40 minutash dhe pas disa orësh negociatash në orët e para të mëngjesit, më në fund u arrit një marrëveshje kompromisi.

Sipas burimeve diplomatike, gjatë pjesës së djeshme të takimit, disa vende-anëtare fajësuan kryesimin danez për dështimin e arritjes së një marrëveshjeje, e cila sipas tyre kishte keqmenaxhuar bisedimet, kishte vendosur pritje jorealiste dhe kishte ofruar lëshime "shumë herët në procesin e negociatave".

Marrëveshja mbi objektivat klimatike të BE-së vjen përpara Samitit Global të Klimës (COP30), i cili do të mbahet në qytetin brazilian Belem nga 10 deri më 21 nëntor. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан