• петок, 05 декември 2025

Amerikanët shpenzuan gjithsej 12 miliardë dollarë onlajn për "Black Friday"

Amerikanët shpenzuan gjithsej 12 miliardë dollarë onlajn për

Uashington, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Amerikanët shpenzuan 11.8 milionë dollarë në e-tregtinë e "Black Friday", llogarit Adobe Analytics, që është një rritje prej 9,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar. 

Prej 1 deri më 28 nëntor, shitjet e e-tregtisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën në total 111.4 miliardë dollarë, që është një rritje prej 7,1 për qind krahasuar me vitin 2024.

Adobe parashikon që totali gjithsej për sezonin e festave do të kalojë 253.4 miliardë dollarë.

Pajisjet mobile e përforcuan pozicionin e tyre si kanali dominues i blerjeve me 58.7 miliardë dollarë shpenzime, që është një rritje prej 6.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo do ta bënte vitin 2025 vitin e parë në të cilin pajisjet mobile zyrtarisht i tejkaluan ato të desktopëve në shitjen me pakicë onlajn, me çka 70 për qind e vizitave në ueb faqet e internetit janë për shitjen me pakicë.

Nga 1 deri më 28 nëntor, konsumatorët rritën përdorimin e opsionit të pagesës së shtyrë, sipas një rritjeje prej nëntë për qind, në 8,2 miliardë dollarë.

Deri në fund të dhjetorit, Adobe parashikon që kjo shumë do të rritet në 20,2 miliardë dollarë, që përfaqëson një rritje prej 11 për qind. 

Amerikanët kombinuan blerjet në celular me pagesën e shtyrë, në gjithsej 6,7 miliardë dollarë.

Rekomandimet e inteligjencës artificiale për blerjet e festave ishin rreth nëntë herë më të përhapura nga 1 nëntori deri më 28 nëntor sesa vitin e kaluar, ndërsa pritet komunikacioni i drejtuar nga inteligjenca artificiale të jetë rreth gjashtë herë më i lartë se në vitin 2024, vlerëson Adobe. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан