• петок, 21 февруари 2025

Ambasadori i Arabisë Saudite: Nuk ka alkool në Kupën e Botës vitin 2034

Ambasadori i Arabisë Saudite: Nuk ka alkool në Kupën e Botës vitin 2034

Xheda, 12 shkurt 2025 (MIA) - Në Kupën e Botës në vitin 2034 në Arabinë Saudite nuk do të ketë fare shitje të alkoolit, konfirmoi ambasadori i vendit që do të organizojë këtë garë.

Princi Kalid bin Bandar Al Saud tha se tifozët që planifikojnë të vizitojnë Arabinë Saudite në atë kohë do të duhet të pajtohen me faktin se do të marrin pjesë në një Kupën e Botës pa alkool.

"Një person mund të argëtohet pa pirë alkool. Kjo nuk është një domosdoshmëri. Nëse doni të pini pasi të largoheni nga vendi, jeni të lirë ta bëni këtë, por në këtë moment ne nuk e lejojmë”, tha ambasadori i Arabisë Saufite, duke shtuar: “Secili ka kulturën e tij, ne do të mirëpresim me kënaqësi këdo që dëshiron, por ne nuk do të ndryshojmë mënyrën tonë të jetesës për askënd tjetër”.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Katar në vitin 2022, ku pak ditë para fillimit të turneut u anulua vendimi i FIFA-s për të shitur alkool pranë stadiumit. Megjithatë, në pjesë të caktuara të qytetit kishte vende ku mund të blije dhe konsumoje alkool. Ky nuk do të jetë rasti në Arabinë Saudite, pasi nuk do të ketë vend për blerjen e pijeve alkoolike. ls/

Foto: Arkiv 

Остани поврзан