• четврток, 04 декември 2025

Aliu: Po e stabilizojmë shëndetësinë primare – funksionon me sukses memorandumi i nënshkruar me institucionet private shëndetësore

Aliu: Po e stabilizojmë shëndetësinë primare – funksionon me sukses memorandumi i nënshkruar me institucionet private shëndetësore

Shkup, 25 nëntor 2025

“Faza e parë është stabilizimi i shëndetësisë primare. Aktualisht, në nivel tercial kemi 70 për qind të pacientëve që gravitohen drejt Shkupit, konkretisht drejt kampusit ‘Nënë Tereza’, për shkak të shërbimeve primare dhe sekundare”, theksoi ministri Aliu në emisionin Top Tema në Telma, qëndron në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë të cilën mia e transmeton në formë integrale. 
 
Ai sqaroi se po punohet në drejtim të regionalizimit, veçanërisht në pjesën e shërbimeve onkologjike në nivel ambulator. Spitali i Qytetit është drejt përfundimit; procedurat administrative janë mbyllur, në mënyrë që shërbimet onkologjike të mund të ofrohen atje në nivel ambulator.

“Në Spitalin Klinik të Manastirit gjithashtu funksionon, po ashtu po përgatitemi edhe në Spitalin Klinik të Tetovës. Në radhë të parë jemi shumë të kujdesshëm – duhet të përcaktohet saktë edhe aspekti financiar për secilën institucion shëndetësor dhe për çdo shërbim shëndetësor. Në spitalin e Manastirit kemi tashmë tre infermiere dhe një fizikant mjekësor që do të punojnë gjashtë muaj në Klinikën e Onkologjisë, në mënyrë që më pas të kthehen në institucionet e tyre dhe atje të aplikojnë terapinë,” tha ai.

Sa i përket memorandumit për bashkëpunim me institucionet private shëndetësore – një praktikë që ndodh për herë të parë – ministri Aliu sqaroi se tashmë flasim për një proces që funksionon realisht. Punonjësit shëndetësorë të punësuar në sektorin privat tashmë punojnë bashkë me kolegët e tyre nga sektori publik, ofrojnë shërbime shëndetësore dhe ky proces funksionon në mënyrë të përkryer.

“Sipas sistemit DRG, qytetarët tanë edhe deri tani kanë pasur qasje në shërbimet e përfshira në listën e Fondit për Sigurim Shëndetësor, dhe sot qytetari mund të zgjedhë nëse do të trajtohet në institucion publik apo privat. Por kjo nuk mjafton, ndaj po shkojmë një hap më përpara. Çdo qytetar, në varësi të shërbimit shëndetësor që i nevojitet, nëse nuk mund ta marrë atë shërbim në nivelin primar – edhe pse protokolli shëndetësor përcakton që duhet të merret aty – atëherë mjetet nuk do t’i marrë institucioni primar, por do të orientohen drejt institucionit ku qytetari e ka marrë shërbimin. Me fjalë të tjera, të dhënat do ta ndjekin pacientin,” përfundoi Aliu. ls/

Foto: Ministria e Shëndetësisë 

 

 

 

Остани поврзан