Aleati i Dodikut, Karan, fitoi në zgjedhjet presidenciale në Republikën Sërpska
- Sinisha Karan nga partia serbe në pushtet, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (ASDP), fitoi në zgjedhjet presidenciale të parakohshme në Republikën Sërpska (RS), entiteti serb në kuadër të Bosnjë-Hercegovinës, sipas rezultateve preliminare zyrtare.
Banja Lukë, 24 nëntor 2025 (MIA) - Sinisha Karan nga partia serbe në pushtet, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (ASDP), fitoi në zgjedhjet presidenciale të parakohshme në Republikën Sërpska (RS), entiteti serb në kuadër të Bosnjë-Hercegovinës, sipas rezultateve preliminare zyrtare.
Karan fitoi 200.116 vota, ose 50,85 për qind, duke e mposhtur kandidatin opozitar Branko Blanusha, profesor i elektronikës nga partia opozitare SDS, i cili mori 188,010 vota (47,8 për qind), njoftoi Komisioni Qendror Zgjedhor në Sarajevë mbrëmë vonë pas numërimit të fletëvotimeve në 92,79 përqind të vendvotimeve.
Fituesi preliminar i zgjedhjeve konsiderohet i afërt me ish presidentin Milorad Dodik, i cili u largua nga detyra për shkak të aktiviteteve separatiste pas një vendimi gjyqësor. Kjo çoi në zgjedhje të parakohshme.
Karan pati një rezultat më të dobët se Dodik në zgjedhjet e vitit 2022, duke fituar vetëm me 12,000 vota, krahasuar me diferencën prej pothuajse 27,000 votash të Dodik ndaj vendit të dytë, Jelena Triviq.
Rreth 1,2 milion njerëz kishin të drejtë vote, me një pjesëmarrje prej rreth 35 për qind, që është ulje nga 53 për qind në vitin 2022. Si zgjedhje të parakohshme, presidenti i ri do të ketë një mandat njëvjeçar, që konsiderohet një provë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vitit 2026.
Karan i falenderoi votuesit dhe mentorin e tij politik Dodik."Kur ishte më vështirë, populli serb triumfoi... Një falenderim i madh për Milorad Dodik dhe të gjithë deputetët që mbrojtën Republikën Sërpska", tha ai.
Vëzhguesit politik nuk e shohin Karanin si vazhdues të fushatës separatiste të Dodikut. Dodik ka mbajtur marrëdhënie të mira me Moskën gjatë mandatit të tij. Ai ka ndërmend të vazhdojë si shef i ASDP-së, edhe pse i është ndaluar të ushtrojë funksione publike.
Kandidati i humbur, Blanusha, ia atribuoi humbjen e tij parregullsive të paspecifikuara. "Po të mos kishte manipulime, sonte mund të kisha shpallur fitoren" tha ai, sipas mediave boshnjake. Partia e tij kërkoi rivotim në tre qytete, duke përmendur një mashtrim të dyshuar, por nuk ofroi prova konkrete. qa/
Foto: EPA