• петок, 05 декември 2025

Aleanca për Shqiptarët organizoi koktej me strukturat drejtuese dhe këshilltarët e sapozgjedhur

Aleanca për Shqiptarët organizoi koktej  me strukturat drejtuese dhe këshilltarët e sapozgjedhur

Shkup, 2 dhjetor 2025

Aleanca për Shqiptarët mbajti një koktej me pjesëmarrjen e kryesisë së partisë, deputetëve, kryetarëve të shtabeve zgjedhore, kryetarëve të degëve, këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe diskutimesh mbi sfidat e ardhshme politike.

Gjatë takimit, drejtuesit e partisë uruan këshilltarët e sapozgjedhur, të cilët pritet të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në institucionet lokale, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe përgjegjësisë në detyrat që i presin.

Përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët vlerësuan se energjia brenda partisë është më e fortë se kurrë, duke nënvizuar se subjekt­i mbetet i bashkuar dhe i vendosur për të vazhduar punën drejt objektivave politike dhe programore.

Siç u theksua në takim, partia synon të ecë përpara “drejt më të mirës”, duke forcuar rolin e saj në skenën politike dhe institucionale.

Aleanca për Shqiptarët 

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Aleanca për Shqiptarët 

Остани поврзан