• недела, 11 јануари 2026

Aleanca për Shqiptarët nis zyrtarisht procesin rreth Kongresit të rregullt

Aleanca për Shqiptarët nis zyrtarisht procesin rreth Kongresit të rregullt

Shkup, 9 janar 2026

Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror për Organizimin e Kongresit, Aleanca për Shqiptarët nis zyrtarisht procesin e rindërtimit, konsolidimit dhe funksionalizimit të degëve dhe nëndegëve të partisë me qëllim mbajtjen e Kongresit të rregullt.

Ky proces udhëhiqet nga parimet e transparencës, gjithëpërfshirjes, unitetit politik dhe përgjegjësisë, dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësimit real të vullnetit të anëtarësisë në Kongres.

Ai synon të forcojë Aleancën për Shqiptarët duke përfshirë të gjithë ata që duan të angazhohen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e partisë.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje qytetarëve, aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë, që të bashkëngjiten dhe të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm organizativ dhe politik.

Një Aleancë për Shqiptarët e fuqishme nënkupton përfaqësim të dinjitetshëm dhe efektiv të qytetarëve shqiptarë në institucionet e shtetit dhe në vendimmarrje.

Komisioni qendror për organizimin e Kongresit

Aleanca për Shqiptarët

 

Тагови

Остани поврзан