• четврток, 25 декември 2025

Albaneze urdhëroi revizion të sigurisë pas sulmit në plazhin Bondai

Albaneze urdhëroi revizion të sigurisë pas sulmit në plazhin Bondai

Sidnei, 21 dhjetor 2025 (MIA) – Kryeministri australian Entoni Albaneze ka urdhëruar një revizion të agjencive të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit të vendit pas sulmit terrorist gjatë një festimi hebraik në Sidnei një javë më parë.

Revizioni do të vlerësojë nëse agjencitë kanë autoritetet, strukturat dhe procedurat e duhura për të mbrojtur opinionin, tha Albaneze në kumtesën e sotme. 

Sulmi, për të cilin autoritetet thonë se ishte i ndikuar nga ideologjia e Shtetit Islamik, nxori në pah "mjedisin e sigurisë që ndryshon me shpejtësi" në Australi, tha kryeministri.

"Agjencitë tona të sigurisë duhet të jenë në pozicionin më të mirë për t'u përgjigjur", tha Albaneze, duke shtuar se revizioni do të përfundojë dhe do të publikohet në prill.

Albanese është përballur me kritika nga përfaqësuesit e komunitetit hebraik dhe opozita, të cilët e kanë akuzuar qeverinë e tij se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur hebrenjtë në kushte të rritjes së antisemitizmit në Australi.

Ai ka pranuar disa mangësi në përpjekjet për të luftuar antisemitizmin dhe tani ka thirrje për një hetim zyrtar.

Sot mbushet një javë që kur dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj një turme njerëzish në plazhin ikonik Bondai në Sidnei, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Shumica e viktimave ishin hebrenj që festonin ditën e parë të Hanukah.

Hetuesit i kanë identifikuar sulmuesit në Bondai si baba dhe bir. Babai, 50 vjeç, u qëllua nga policia në vendngjarje, ndërsa djali 24-vjeçar u plagos dhe më vonë u akuzua për 15 për vrasje dhe 40 pika për dëmtime të rënda trupore me qëllim vrasjeje. ls/

Foto: DPA

 

 

Остани поврзан