• петок, 22 ноември 2024

Aktori Xhon Amos ka ndërruar jetë në gusht, por vajza e tij dhe publiku tani kanë kuptuar për vdekjen e tij

Aktori Xhon Amos ka ndërruar jetë në gusht, por vajza e tij dhe publiku tani kanë kuptuar për vdekjen e tij

Los Anxhelos, 4 tetor (MIA) - Aktori i njohur amerikan Xhon Amos ka ndërruar jetë me 21 gusht, por këtë javë u bë e ditur për vdekjen e tij. Vdekjen e Xhonit e bëri të ditur djali i tij Keli Kristofer K. Amos. Përveç adhuruesve për lajmin e hidhur përmes mediave e kuptoi dhe vajza e tij, Shanon Amos.

"Mbeta pa fjalë. Familja jonë mori lajmin e rëndë se babai im Xhon Alen Amos, ndërroi jetë me 21 gusht. Ne jemi të shkatërruar dhe kemi kaq shumë pyetje se si ndodhi kjo 45 ditë më parë, ndërsa e kuptuam përmes mediave si shumica prej jush. Kjo duhet të jetë një kohë për ta respektuar jetën e tij, ndërsa ne po luftojmë me emocionet e përziera dhe pasigurinë rreth vdekjes së tij", deklaroi vajza në faqen e saj të internetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shannon Amos | Health & Wellness | Retreats (@officialshannonamos)

Megjithatë, ajo thotë se babai i saj ka gjetur paqen dhe lirinë, thuhet në publikimin në Instagram.

Familja Amos është të paktën një vit në marrëdhënie të këqija. Shenon fillimisht akuzoi vëllain e saj se nuk ofronte kujdesin e duhur shëndetësor për babanë e tyre. Në një publikim në Instagram në qershor të vitit 2023, Shenon shkroi se babai i saj ishte një "viktimë e abuzimit dhe eksploatimit financiar", por Keli Amos dhe Xhon Amos i mohuan këto akuza.

Konfirmimi për vdekjen nga qarku i Los Anxhelosit, sipas "Dedllajn" (Deadline), tregon se Xhon Amos ka ndërruar jetë nga anomalia e zemrës në një spital në Inglvud të Kalifornisë në SHBA. Trupi u kremos më 30 gusht. Në raport është regjistruar vajza e ti Keli si personi që ka njoftuar Departamentin e Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit për vdekjen e babait të saj. Nuk dihet ende pse Keli nuk e ka njoftuar me kohë motrën për vdekjen e babait të tyre. rq/

Foto: Instagram

 

Остани поврзан