Aktivizohet moduli në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë për shprehje interesi për bashkëpunim nga mjekët që punojnë ose specializohen jashtë vendit
- Ministria e Shëndetësisë informon se prej sot në faqen e saj zyrtare të internetit është aktivizuar një modul elektronik përmes të cilit mjekët që aktualisht punojnë ose janë në specializim jashtë vendit, mund të shprehin interes për bashkëpunim me sistemin tonë shëndetësor.
Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë informon se prej sot në faqen e saj zyrtare të internetit është aktivizuar një modul elektronik përmes të cilit mjekët që aktualisht punojnë ose janë në specializim jashtë vendit, mund të shprehin interes për bashkëpunim me sistemin tonë shëndetësor.
Në kuadër të angazhimeve tona për digjitalizimin e shëndetësisë, ky modul elektronik paraqet një kanal të drejtpërdrejtë për bashkëpunim profesional me diasporën, me qëllim të lehtësimit të hartëzimit të profileve dhe ekspertizave që mund të kontribuojnë në sistemin tonë shëndetësor. Bashkëpunimi me këta mjekë parashihet të përfshijë trajnime, edukim profesional, mentorim, konsultime ose mbështetje projektore, si dhe forma të tjera të angazhimit profesional. Me këtë rast, i ftoj të aplikojnë mjekët tanë që punojnë në qendra mjekësore jashtë vendit, mjekët që janë në specializim ose subspecializim jashtë vendit, si dhe mjekët e angazhuar në institucione akademike dhe kërkimore-shkencore ndërkombëtare”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aplikimi realizohet ekskluzivisht përmes modulit elektronik në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, pas së cilës Ministria do t’i kontaktojë mjekët për forma konkrete bashkëpunimi që përputhen me profilin e tyre profesional.
Në modulin elektronik me titull “Mjekë nga diaspora”, mjekët parashihet të plotësojnë të dhëna personale dhe profesionale, detaje mbi fushat kyçe të ekspertizës, licenca, certifikata, listë publikimesh, si dhe segmentet e bashkëpunimit për të cilat shprehin interesim.
Moduli elektronik është i qasshëm në linkun e mëposhtëm: https://zdravstvo.gov.mk/sq-AL/odnosi-so-javnost/doktori-od-dijasporata-izrazuvanje-interes. bsh/
Foto: MIA arkiv