Aksios: Shtëpia e Bardhë ka plan paqësor për Ukrainën në bashkëpunim me Rusinë
- Shtëpia e Bardhë ka plan paqësor për Ukrainën dhe atë në bashkëpunim me Rusinë, kumtoi portal amerikan Aksios (Axios).
Uashington, 19 nëntor 2025 (MIA) – Shtëpia e Bardhë ka plan paqësor për Ukrainën dhe atë në bashkëpunim me Rusinë, kumtoi portal amerikan Aksios (Axios).
Plani përmban 28 pika sipas shembullit të planit të presidentit amerikan Donalld Tramp për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës.
“Ngjashëm me planin për Gazën, propozimi përbëhet nga ‘paqja në Ukrainë, garanca të sigurisë, siguri në Evropë dhe marrëdhpniet e ardhshme të SHBA-së me Rusinë dhe Ukrainën”, theksoi Aksios duke iu referuar burimeve anonime.
Përfaqësuesi i posaçëm amerikan, Stiv Uitkof e udhëheqë formimin e planit dhe hollësisht e diskuton me përfaqësuesin rus, Kiril Dmitriev dhe me këshilltarin për siguri të presidentit ukrainas, Rustem Umerov.
Sipas Aksios, Shtëpia e Bardhë ka filluar t’I identifikojë përfaqësuesit evropianë për propozimin.
Shtëpia e Bardhë ende nuk i komentoi thëniet e portalit amerikan. ab/
fotо: МIА arkivi