• сабота, 06 декември 2025

Aksios: SHBA-ja propozon forca ndërkombëtare në Gazë deri në vitin 2027 

Aksios: SHBA-ja propozon forca ndërkombëtare në Gazë deri në vitin 2027 

Uashington, 4 nëntor 2025 (MIA) - SHBA-ja ka dërguar tek disa anëtarë të Këshillit të Sigurisë të KB-së një projekt-rezolutë për krijimin e forcave ndërkombëtare të sigurisë në Rripin e Gazës me mandat të paktën deri në fund të vitit 2027 dhe mundësi për vazhdim, njoftoi potali "Aksios". 

Sipas projektit, Forcat Ndërkombëtare të Sigurisë (FNS) do të kishin një mandat të gjerë për menaxhimin e sigurisë dhe mbrojtjen e civilëve gjatë periudhës së tranzicionit - deri në tërheqjen graduale të forcave izraelite dhe reforminin e Administratës palestineze. 

Një përfaqësues zyrtar amerikan deklaroi për "Aksios" se dokumenti do të shërbejë si bazë për negociatat midis anëtarëve të Këshillit të Sigurisë në ditët në vijim, me qëllim që të votohet dhe të krijohen forcat deri në fund të vitit, ndërsa trupat e parë të vendosen në janar.

FNS-ja do të ishin forca për zbatimin e rendit, jo forca klasike paqeruajtëse, dhe do të përbëheshin nga ushtarë nga disa vende, përfshirë Indonezinë, Azerbajxhanin, Egjiptin dhe Turqinë, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë.

Forcat do të vepronin në koordinim me "Komitetin e Paqes" në Gazë, i cili do të funksiononte si administratë e përkohshme deri në fund të vitit 2027 dhe do të kryesohej nga presidenti amerikan Donald Tramp.

Mandati i FSN-së përfshin sigurimin e kufijve me Izraelin dhe Egjiptin, mbrojtjen e civilëve dhe korridoreve humanitare, trajnim të forcave të reja policore palestineze dhe procesin e demilitarizimit të Rripit të Gazës.

Forcat do të kishin autorizim për të përdorur "të gjitha masat e nevojshme" në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë humanitar për të zbatuar mandatin, përfshirë edhe çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura, nëse ato nuk e bëjnë këtë vullnetarisht.

FNS do të funksiononin nën një komandë të vetme, në koordinim të ngushtë me Egjiptin dhe Izraelin, ndërsa "Komiteti i Paqes" do të ishte përgjegjës edhe për përcaktimin e prioriteteve dhe mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Gazës. qa/

Foto: arkivi

Остани поврзан