Aksionarët e "Tesla-s" miratuan paketën e kompensimit prej trilion dollarësh për Elon Mask
- Aksionerët e "Tesla-s" mbrëmë miratuan një plan kompensimi prej një trilion dollarësh për drejtorin ekzekutiv Elon Mask, duke e bërë njeriun më të pasur në botë të marrë pagesën më të madhe korporative në histori, nëse arrin objektivat e nevojshme për ta përfituar.
Ostin, 7 nëntor 2025 (MIA) - Aksionerët e "Tesla-s" mbrëmë miratuan një plan kompensimi prej një trilion dollarësh për drejtorin ekzekutiv Elon Mask, duke e bërë njeriun më të pasur në botë të marrë pagesën më të madhe korporative në histori, nëse arrin objektivat e nevojshme për ta përfituar.
Paketa, ndaj së cilës kundërshtuan disa investitorë të shquar, tregon se aksionarët ende besojnë se Mask mund të udhëheqë prodhuesin e automjeteve në një epokë të dominuar nga robotika dhe inteligjenca artificiale, raportoi "Guardian". Brohoritjet "Elon" u dëgjuan në sallë pas lajmit për miratimin e saj.
"Ju faleminderit djema", tha Mask, pasi shkurtë kërceu në skenë pranë robotit "Optimus" të kompanisë.

Votimi u bë i ditur në takimin vjetor të aksionarëve në Ostin, Teksas, ku më shumë se 75 për qind e investitorëve votuan për planin.
Mask më parë deklaroi se dëshiron një paketë pagash për të pasur më shumë kontroll mbi kompaninë dhe "ndikim të fuqishëm mbi këtë ushtri robotike" që premtoi ta ndërtojë ndërsa kompania zgjerohet në fushën e robotikës.
Nëse Mask arrin objektivat e larta të përcaktuara në paketën e pagave të diskutuar në takimin vjetor të Tesla-s, ai mund të bëhet miliarderi i parë në botë me këtë nivel fitimi. Për ta arritur këtë, ai do të duhet ta çojë Tesla-n në një kapitalizim tregu prej 8,5 trilionë dollarësh, tetë herë më i madh se vlera aktuale e saj.
Qëllimet kryesore të planit të kompensimit, të ndara në 12 transhe, hapin rrugën që Tesla të arrijë një kapitalizim tregu masiv. Nëse ai mund ta çojë kompaninë në atë nivel financiar, Mask do të mund të fitojë shtesë 12 për qind të aksioneve të kompanisë.
Mask gjithashtu do të duhet të arrijë që kompania të ketë të ardhura reale prej 400 miliardë dollarësh për katër tremujorë radhazi.
Të ardhurat reale të "Tesla-s" për tremujorin e tretë të vitit 2025 ishin 4,2 miliardë dollarë, një ulje prej nëntë për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Deri në nëntor, pasuria neto e Mask ishte 460 miliardë dollarë, më e larta në botë, sipas indeksit të miliarderëve të "Blumberg". qa/
Foto: EPA/Printskrin "X"