• петок, 05 декември 2025

Aksident në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në rrjedhë ekspertiza e policisë

Aksident në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në rrjedhë ekspertiza e policisë

Kumanovë, 29 nëntor 2025 (MIA) - Policia akoma po kryen ekspertizë në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi sot në mëngjes në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë afër fshatit Rugince. Në fatkeqësinë e cila ndodhi rrth orës 8:15 morën pjesë një kamion dhe një automobil.

"Sot rreth orës 8:15 në SPB Kumanovë ka pasur paraqitje se në rrugën magjistrale Kumanovë - Kriva Pallankë, afër fshatit Rugince ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti motorizues ngarkues me targa bullgare dhe një automobili me targa të Kriva Pallankës. Ekspertiza është në rrjedhë", kumtoi policia. 

Sot në mëngjes prej orës 8:30 rruga magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë ishte ndërprerë për shkak të aksidentit rurgor, ndërsa prej orës 9:15 komunikacioni po zhvillohet me lëshim të alternuar të automjeteve, informoi LAMM. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан