Aksident në aeroportin e Uashingtonit, Dalles, hospitalizohen 18 persona
- Një automjet special i cili transportonte udhëtarë ndërmjet terminalit dhe aeroplanit u përplas në platformën e aeroportit ndërkombëtarë në Uashington, Dalles në shtetin Virxhinia, pas çka 18 persona u hospitalizuan.
Uashington, 11 nëntor 2025 (MIA) - Një automjet special i cili transportonte udhëtarë ndërmjet terminalit dhe aeroplanit u përplas në platformën e aeroportit ndërkombëtarë në Uashington, Dalles në shtetin Virxhinia, pas çka 18 persona u hospitalizuan.
Incidenti ka ndodh rreth orës 16:30 sipas kohës lokale, kur automjeti u afrua deri te platforma, vendi ku hypin udhëtarët.
Të lënduarit nuk kanë plagë të rrezikshme për jetën.
Aeroporti vazhdoi të punojë normalisht.
Automjete të tilla speciale mund të transportojnë deri në 102 udhëtarë, të gjatë janë 16,5 metra dhe të gjërë 4,9 metra. rq/
Foto: arkivi i EPA-s