Administrata e Trampit planifikon të ndërtojë një bazë për 5.000 ushtarë në Gazë
- Administrata e Trampit planifikon të ndërtojë një bazë ushtarake për 5.000 ushtarë në Gazë, të shtrirë në një sipërfaqe prej 140 hektarë, mësoi gazeta britanike "Gardian".
Londër, 20 shkurt 2026 (MIA) - Administrata e Trampit planifikon të ndërtojë një bazë ushtarake për 5.000 ushtarë në Gazë, të shtrirë në një sipërfaqe prej 140 hektarë, mësoi gazeta britanike "Gardian".
Sipas marrëveshjeve të Këshillit të Paqes, të cilat i ka siguruar "Gardian" ajo është një bazë ushtarake operative për Forcat e ardhshme Ndërkombëtare të Stabilizimit (FNS), e cila duhet të jetë shumëkombëshe.
FNS është pjesë e Këshillit të Paqes që supozohet të qeverisë me Gazën.
Këshilli drejtohet nga Presidenti amerikan Donald Tramp, ndërsa menaxhohet pjesërisht nga dhëndri i tij Xhared Kushner.
Planet e shqyrtuara nga "Gardian" parashikojnë ndërtimin me faza të një baze ushtarake me përmasa 1.400 me 1.100 metra, të rrethuar me 26 vende vëzhgimi të blinduara në rimorkio, një poligon armësh të vogla, bunkerë dhe depo për pajisje ushtarake.
E gjithë baza do të rrethohet me tela me gjemba.
Planet parashikojnë një rrjet bunkerësh, secili me përmasa gjashtë metra me katër metra dhe 2,5 metra të lartë, me sisteme komplekse ventilimi në të cilat ushtarët mund të hyjnë për mbrojtje.
Baza është menduar të vendoset në një pjesë të thatë të fushës në Gazën jugore, të mbuluar me panje dhe selvi të bardhë.
Zona është gjithashtu e mbuluar me copa metali të përdredhur, rezultat i viteve të bombardimeve izraelite.
Një burim i njohur me planin deklaroi për Gardiat se një grup i vogël ofertuesish, kompani ndërkombëtare ndërtimi me përvojë në zona lufte, e kanë vizituar tashmë vendin.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka autorizuar Këshillin e Paqes të krijojë një FNS të përkohshme në Gazë, e cila, sipas OKB-së, do të ngarkohet me sigurimin e kufirit të Gazës dhe ruajtjen e paqes në zonë.
Forcat pritet të mbrojnë civilët dhe të trajnojnë e mbështesin "forcat e dëshmuara të policisë palestineze".
Është e paqartë se cilat do të jenë rregullat e angazhimit të FNS-së në rast të luftimeve, bombardimeve të reja izraelite ose një sulmi të Hamasit.
Është gjithashtu e paqartë se çfarë roli duhet të luajë FNS-ja në çarmatimin e Hamasit, një kusht që Izraeli ka vendosur për rikonstruimin e vazhdueshëm të Gazës.
Edhe pse më shumë se 20 vende aplikuan për t'u bashkuar me Këshillin, pjesa më e madhe e botës qëndroi larg.
Edhe pse u krijua me miratimin e OKB-së, statuti i organizatës duket se i jep Trampit udhëheqje dhe kontroll të përhershëm, shkruan Gardian.
Ekspertët thonë se strukturat e financimit dhe menaxhimit janë të paqarta, dhe disa kontraktorë i thanë Gardian se bisedat me përfaqësues amerikanë shpesh zhvillohen nëpërmjet aplikacionit për telefona celularë "Signal" në vend të email-it qeveritar.
Sipas një burimi të Gardian, i njohur me procesin e lidhjes së marrëveshjeve, dokumenti i kontratës për bazën ushtarake u lëshua nga Këshilli i Paqes dhe u përgatit me ndihmën e nëpunësve amerikan për lidhje të marrëveshjeve.
Nuk është e qartë se kush është pronar i tokës në të cilën do të ndërtohet kompleksi ushtarak, por pjesa më e madhe e Rripit jugor të Gazës është aktualisht nën kontrollin izraelit.
Zyrtarët në Komandën Qendrore të SHBA-së, e cila është përgjegjëse për Lindjen e Afërt, i thanë gazetës Gardian që t’ia referojë të gjitha pyetjet në lidhje me bazën ushtarake Këshillit të Paqes.
Një zyrtar i administratës Tramp nuk pranoi të diskutojë për marrëveshjen për bazën ushtarake: "Siç ka thënë presidenti, nuk do të ketë ushtarë amerikane në terren. Ne nuk do të diskutojmë për dokumentet e rrjedhura". ls/
Foto: Arkiv