Është plaçkitur shtëpia e presidentit francez Frasoa Oland
- Ish-presidenti francez Fransoa Oland ka qenë viktimë e plaçkitjes pasi që hajnat më 22 nëntor kanë hyrë në shtëpinë e tij në Paris, ku ai jeton me partneren e tij Zhil Gaje, deklaroi Zyra e prokurorit parizien për Figaro.
Paris, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Ish-presidenti francez Fransoa Oland ka qenë viktimë e plaçkitjes pasi që hajnat më 22 nëntor kanë hyrë në shtëpinë e tij në Paris, ku ai jeton me partneren e tij Zhil Gaje, deklaroi Zyra e prokurorit parizien për Figaro.
Plaçkitjen e kanë konfirmuar njerëz të afërt të Partisë Socialiste nga Korez, shton e përditshmja pariziene.
Falë intervenimit të shpejtë të policisë, dy persona janë arrestuar, të akuzuar dhe të arrestuar që më 28 nëntor, mëson Figaro, por nuk precizoi se çka kanë vjedhur plaçkitësit nga shtëpia e presidentit të mëparshëm francez.
Të dyshuarit janë dy burra të lindur në dhjetor të vitit 1994 dhe shkurt të vitit1995 në Algjeri, thekson gazeta. mb/
Foto: MIA