• петок, 14 јуни 2024

Është hapur qendra e parë për mbështetje dhe këshilla për djem dhe burra

Është hapur qendra e parë për mbështetje dhe këshilla për djem dhe burra

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Qendra e parë për mbështetje dhe këshillim për djem dhe burra është hapur sot në kuadër të hapësirave të Qendrës rinore "Dua të di".

Vesna Matevska, koordinatore e programit në HERA, në konferencën e hapur për shtyp deklaroi se qendra ofron këshilla dhe mbështetje falas me psikoterapistë dhe psikologë për djem dhe burra.

"Këshillimi do të bëhet me prezencë fizike ose nëpërmjet kanaleve virtuale. Qendra do të jetë e hapur për shërbime të martën, të mërkurën dhe të enjten nga ora 10 deri në orën 17. Terminët duhet të bëhen në numrin e telefonit 070/299-026, në e-mailin viktorbuckovski@hera.org.mk ose në Instagram @man.mind skopje", sqaroi Matevska.

Sipas HERA, qendra për këshillim dhe mbështetje të djemve dhe burrave është i nevojshëm sepse barazia gjinore vlen më shumë për të gjithë gjinitë.

"Kjo qendër do të mundësojë një mjedis të sigurt dhe mikpritës në të cilin djemtë dhe burrat mund të flasin hapur për nevojat e tyre dhe të kërkojnë mbështetje pa u etiketuar. Ata tani do të kenë vendin e tyre ku mund të kërkojnë hapur zgjidhje për sfidat dhe ku djemtë mund të marrin mbështetje për rritjen dhe zhvillimin emocional", shtoi ajo.

Matevska ka vënë në dukje disa studime që tregojnë se të rinjtë kanë sfida serioze me shëndetin mendor, meshkujt janë shumica e viktimave të krimeve të dhunshme dhe se meshkujt kanë më shumë gjasa të kryejnë vetëvrasje.

Terapistët do të punojnë në modelin e Shoqatës austriake për çështjet e burrave dhe gjinisë Stiria nga Graci, Austri, ndërsa me mbështetje financiare nga Ministria Federale austriake e Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, kujdesit dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Lençe Aleksovska Veliçkovska - psikologe sportive, theksoi se pritshmëritë që trajnerët, shokët e skuadrës dhe tifozët ii bëjnë sportistëve mund të shërbejnë si forcë motivuese, duke i inkurajuar të arrijnë më të mirën e tyre, por kur pritshmëritë janë shumë të larta, ato çojnë në rritje të stresit dhe ankthit dhe sjellje të dhunshme. rq/

Foto: MIA

Остани поврзан