• среда, 26 јуни 2024

Bastisje në Tetovë, arrestohet një diler

Bastisje në Tetovë, arrestohet një diler

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Seksionit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë e kanë privuar nga liria D.M. (29) nga Tetova, njoftoi MPB.

Gjatë bastisjses së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur kokainë, terezi digjitale dhe të holla.

D.M. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан