Zelenski: Propozimi për përfundimin e luftës ditëve në vijim do t'i paraqitet Moskës, ndërsa më pas është i mundur një takimi në SHBA
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot deklaroi se propozimet për të cilat po negociohet me përfaqësuesit amerikanë për përfundimin e luftës mund të finalizohen brenda disa ditësh, ndërsa më pas t’i paraqiten Kremlinit, para një takimi të mundshëm në SHBA fundjavën e ardhshme.
Kiev, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot deklaroi se propozimet për të cilat po negociohet me përfaqësuesit amerikanë për përfundimin e luftës mund të finalizohen brenda disa ditësh, ndërsa më pas t’i paraqiten Kremlinit, para një takimi të mundshëm në SHBA fundjavën e ardhshme.
Ai, lidhur me draft-planin e paqes për të cilin u diskutua dje në Berlin, theksoi se "nuk është i përsosur", por se është "shumë i realizueshëm“.
Zelenski paralajmëroi se disa çështje kyçe mbeten të pazgjidhura, veçanërisht se çfarë do të ndodhë me territorin ukrainas të pushtuar nga forcat ruse. Ai më herët deklaroi se Kievi nuk do ta njohë autoritetin mbi asnjë pjesë të Donbasit.
"Ukraina dhe SHBA-ja po përgatisin pesë dokumente, përveç kornizës së paqes, prej të cilave disa janë të përqendruara në sigurinë", theksoi Zelenski. qa/
Foto: EPA