Trajleri i "Spajdermen 4" ka tejkaluar një miliard shikime
- Filmi "Spider-Man: Brand New Day" po bën tashmë histori, e dëshmi më e fundit për popullaritetin e tij janë shifrat rekord të shikueshmërisë së trajlerit të tij.
Los Anxheles, 25 mars 2026 (MIA) – Filmi "Spider-Man: Brand New Day" po bën tashmë histori, e dëshmi më e fundit për popullaritetin e tij janë shifrat rekord të shikueshmërisë së trajlerit të tij.
Produksioni "Soni" e publikoi trajlerin për aventurën e re të Spajdermenit (filmi i 38-të nga marka e superheroëve të "Marvel", ndërsa i katërti me Tom Holland në rolin kryesor), më 17 mars. Brenda vetëm katër ditësh, video arriti një miliard shikime (në të gjitha platformat e videos), duke e bërë atë trajlerin e parë filmik në histori që arrin këtë numër. Aktualisht, video promovuese ka 1,1 miliard shikime, gjë që i forcon edhe më shumë statusin si trajleri më i shikuar i të gjitha kohërave.
Premiera e filmit është planifikuar për më 31 korrik. ls/
Foto: Jutjub/printshot