• петок, 03 јануари 2025

Toshkovski: Qytetarët nuk duhet të dënohen për shkak të patent shoferëve

Toshkovski: Qytetarët nuk duhet të dënohen për shkak të patent shoferëve

Shkup, 1 janar 2025 (MIA) - Qytetarët, të cilët nuk i kanë ndërruar patent shoferët dhe targat, që nuk vlejnë më, në këtë periudhë nuk duhet të dënohen, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai dërgoi apel deri te nëpunësit policorë që t'i keni parasysh dispozitat ligjore, që kanë të bëjnë me vërejtje...

"Vlerësoj se asnjë polic nuk duhet të shqiptojë dënim me para për këtë lloj të kundërvajtjeve, pasi qytetarët tanë nuk duhet të paguajnë para për shkak se kemi pasur politikanë të pandërgjegjshëm në të kaluarën. Kjo periudhë duhet të kalojë në veprim parandalues nga ana e policisë, me qëllim që të harmonizohemi me ligjin", deklaroi Toshkovski.

Lidhur me letërnjoftimet, Toshkovski i demantoi shkrimet në disa mediume se më nuk vlejnë edhe këto dokumente.

"Të gjitha letërnjoftimet të cilat kanë datë të vlefshme në të, janë të vlefshme dhe do të vazhdojnë të jenë të vlefshme. Asnjë ndryshim ligjor nuk ka të bëjë me letërnoftimet, ashtu që qytetarët në këtë aspekt mund të jenë të qetë", tha Toshkovski.

Prej sot patent shoferë me emrin e vjetër të shtetit u ndërpritet vlefshmëria. Deri tani janë nxjerrë më shumë se 800.000 patent shoferë me emrin e ri kushtetues të vendit.

Në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, pas ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, qytetarët kanë pasur obligim t'i ndërrrojnë dokumentet për udhëtim, letërnjoftimet dhe patent shoferët. Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан