Toshkovski ka vizituar nëpunësit policor të cilët kanë qenë në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski mbrëmë ka vizituar disa nga nëpunësit që kanë qenë në terren gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Shkup, 1 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski mbrëmë ka vizituar disa nga nëpunësit që kanë qenë në terren gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Siç informoi MPB-ja, Toshkovski ka thënë se qytetarët duhet të ndjehen të sigurt dhe natën e Vitit të Ri ta kalojnë në një atmosferë të këndshme, të qetë dhe me dinjitet dhe se policia është prezente dhe do të monitorojë me vigjilencë situatën për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.
“Mirënjohje e madhe për policinë e Maqedonisë, për çdo polic të Maqedonisë i cili aktualisht nuk është me familjen në shtëpinë e tij, por është në terren në mesin e qytetarëve të Maqedonisë në vendet ku festohet nata e ndërrimit të viteve. Përveç nëpunësve policorë nga të gjithë sektorët të cilët janë në terren, kemi edhe nëpunës policorë të trafikut si në kuadër të SPB Shkup ashtu edhe në kuadër të Sektorëve të tjera të Punëve të Brendshme në Maqedoni. Ne jemi të pranishëm dhe kontrollojmë, do të jemi vigjilentë si polici e Maqedonisë dhe shfrytëzoj rastin që t'u dërgoj një apel të gjithë qytetarëve tanë, veçanërisht atyre që do të festojnë dhe do të konsumojnë alkool këtë mbrëmje, të mos drejtojnë automjetet, si dhe të mos përdoren mjete piroteknike që mund të shkaktojnë lëndime”, theksoi ministri Toshkovski. ls/
Foto: MPB