• четврток, 29 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Taravari: Për daljen e ASH-së nga Qeveria vendos kryeministri, të jemi racional dhe të mos ngutemi

Taravari: Për daljen e ASH-së nga Qeveria vendos kryeministri, të jemi racional dhe të mos ngutemi

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Kryeministri e formon Qeverinë dhe ai vendos nëse Aleanca për Shqiptarët duhet të jetë në Qeveri. Unë mendoj se duhet, por nëse ai mendon se nuk duhet, ne nuk kemi asnjë problem. Megjithatë, të jemi racional dhe të mos ngutemi, deklaroi Arben Taravari i pyetur nëse partia e tij do të largohet nga Qeveria me daljen eventuale nga koalicioni VLEN.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Kumanovë, ministri i Shëndetësisë dhe lider i ASH-së tha se “nuk do të thotë domosdoshmërish” largim nga Qeveria nëse partia e tij largohet nga VLEN sepse, siç pohon, “Qeverinë e bën kryeministri”.

"Kam folur me kryeministrin dhe do të flasim sërish. Nëse ai mendon se Aleanca për Shqiptarët nuk duhet, ne nuk kemi asnjë problem. Megjithatë, mendoj se ASH për momentin është e nevojshme. Por nëse marrin një vendim të tillë, nuk kemi asnjë problem. Nuk mund ta thotë këtë askush tjetër përveç atij që formon Qeverinë. Do të shohim ditëve në vijim, të mos nxitojmë, duhet të jemi sa më racional gjatë kësaj periudhe", ka thënë Taravari.

Ai vlerëson se mes partive partnere në koalicionin VLEN ka reagime emocionale pas vendimit të tij që ASH-së që në zgjedhjet lokale të ketë lista të veta të këshilltarëve. Siç tha ai, nëse ata janë të vendosur në këtë që po thonë këto ditë, partia e tij do të shqyrtojë opsionet për kandidatët e saj për kryetar komune.

ASH ka vendosur të ketë listat e veta për këshilltarë, siç tha ai, “ashtu siç ka vendosur ZNAM të dalë me listat e veta të këshilltarëve, por të ketë mbështetje të ndërsjellë politike me VMRO-DPMNE-në”.

"Të njëjtën gjë ia kemi ofruar edhe VLEN-it, ne dalim me listat tona për këshilltarë, nëse janë të gatshëm, jemi këtu. Unë shoh reagime emocionale nga ajo që ka mbetur në VLEN. Këtë periudhë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, shumë të zgjuar dhe të përpiqemi të jemi sa më racional, sepse këtu bëhet fjalë për politikë. Gjatë kësaj periudhe nuk dua të japë parashikime, thjesht po mundohem të marrim vendime sa më të arsyeshme. Në fund të fundit, nëse VLEN është e vendosur në atë që thonë këto katër-pesë ditë e fundit, ne si parti politike do t'i shohim opsionet tona për kandidatët tanë për kryetar komune", ka thënë Taravari.

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан