• среда, 13 ноември 2024

Starmer: Mund të jemi miq edhe me Trampin edhe me BE-në

Starmer: Mund të jemi miq edhe me Trampin edhe me BE-në

Londër, 12 nëntor 2024 (MIA) – Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se Britania e Madhe dëshiron marrëdhënie të mira me të gjithë aleatët e saj dhe se nuk duhet të zgjedh mes miqësisë me BE-në ose SHBA-në. 

“Mund të jemi miq edhe me Trampin edhe me BE-në”, tha Starmer para udhëtimit të tij në Azerbajxhan, ku po mbahet samiti vjetor për ndryshime klimatike KOP29”, transmetoi Politiko.

Ai e mohoi se vendi mund të futet në luftë tregtare mes BE-së dhe SHBA-së.

“Vendet evropiane janë partnerët tanë më të afërt tregtarë dhe kemi histori të gjatë bashkë. Por, njëjtë marrëdhënie speciale me SHBA-në ishin krijuar në rrethana të vështira, kjo është shumë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar. Dua të garantoj se kemi marrëdhënie të mira me të gjithë aleatët tanë të rëndësishëm, ndërsa kjo i përfshin BE-në dhe SHBA-në”, tha Starmer. 

Presidenti i porsazgjedhur amerikan Donald Tramp shpesh herë deklaronte gjatë fushatës parazgjedhore se do t’i kthejë vendet e punës në SHBA dhe se këtë mund ta bëjë me vendosjen e doganave gjithëpërfshirëse deri 20 për qind të mallit të importuar. fc/

Fotografia: EPA

Остани поврзан