Siljanovska në takim me kryeministrin çek Fiala: BE-ja duhet të jetë e qartë për zgjerimin
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike (KOP29) në Baku, realizoi takim me kryeministrin e Republikës Çeke, Petër Fiala, me të cilin kanë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, ndërsa në fokus të bisedave ishte procesi eurointegrues, informojnë nga kabineti i saj.
Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike (KOP29) në Baku, realizoi takim me kryeministrin e Republikës Çeke, Petër Fiala, me të cilin kanë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, ndërsa në fokus të bisedave ishte procesi eurointegrues, informojnë nga kabineti i saj.
Siljanovska Davkova e ka shprehur vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut për zhvillim të mëtejshëm dhe përforcimin e partneritetit të fuqishëm me Republikën çeke, si në nivelin bilateral dhe multilateral politik, ashtu edhe në sferën e bashkëpunimit ekonomik.
Ajo u falënderua për përkrahjen parimore dhe dinjitoze çeke për eurointegrimin e vendit tonë, duke vlerësuar Çekinë si partner të rëndësishëm dhe përkrahës të fuqishëm në procesin e zgjerimit të BE-së.
Në takimin, siç informojnë nga Kabineti, presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar nevojën që BE-ja të jetë e qartë dhe e palëkundur në strategjinë e saj për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, duke mos lënë hapësirë për paqartësi. bsh/
Foto: Kabinet i presidentes së RMV-së