• среда, 13 ноември 2024

Sasia e ndihmës e dërguar në Gazë është në nivelin më të ulët nga dhjetori edhe krahas ultimatumit të SHBA-së

Sasia e ndihmës e dërguar në Gazë është në nivelin më të ulët nga dhjetori edhe krahas ultimatumit të SHBA-së

Tel Aviv, 12 nëntor 2024 (MIA) – Izraeli nuk e përmbushi kërkesën e SHBA-së që të lejojë qasje më të madhe në ndihmë humanitare për Rripin e Gazës, njoftuan sot organizatat humanitare ndërkombëtare, duke bërë të ditur se momentalisht kushtet janë më keq se kurrë nga fillimi i sulmeve izraelite para 13 muajve.

Administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden muajin e kaluar i dha Izraelit afat prej 30 ditëve që t’i sigurojë Gazës më shumë ushqim dhe ndihmë tjetër urgjente, duke e kërcënuar Tel Avivin se ndihma ushtarake amerikane në të kundërtën mund të ndërpritet. Afati skadoi sot. 

Izraeli paralajmëroi një numër të madh të hapave, por autoritetet amerikane para pak kohësh njoftuan se Izraeli ende nuk bën mjaftueshëm, edhe pse ende nuk janë publikuar masa zyrtare. 

Ministri i ri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Saar dje deklaroi për gazetarët se është i bindur se “çështja do të zgjidhet”. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан