Regjim i posaçëm trafiku në Shkup për shkak të manifestimeve të Buzmit
- Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset sot në zonën e qytetit të Shkupit, ku do të mbahen disa manifestime me rastin e festës së Buzmit.
Shkup, 6 janar 2025 (MIA) - Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset sot në zonën e qytetit të Shkupit, ku do të mbahen disa manifestime me rastin e festës së Buzmit.
Manifestimi i Buzmit do të mbahet në pllajën e Kishës katedrale Shën Kliment i Ohrit, si dhe manifestimi i Krishtlindjeve me trasën e lëvizjes nga godina e komunës së Kisella Vodës nëpër rr. "Petar Dejlan", në të djathtë në rr. Boris Trajkovski", në të majtë nëpër bul "Makedonija", në vazhdim në rr. "Shën Kirili e Metodi" deri para Muzeut të qytetit të Shkupit, pastaj në rr. "Makedonija", në vazhdim deri në sheshin "Makedonija" ku do të mbahet manifestimi qendror.
"Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për devijimin e trafikut si dhe masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët ku do të lëvizin kortezhet e Krishtlindjeve dhe përreth objekteve fetare", informojnë nga SPB Shkup.
"Njëherit, apelojnë te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektohen rregullat të cilat do t'i japin nëpunësit policor. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s