Privohen nga liria dy persona për shkak shkaktimit të zjarreve në Prilep dhe Resnjë
- Nëpunës policorë nga NJPB Prilep në rr. “Osogovska” dje në ora 15:20, në Prilep e kanë privuar nga liria personin P.K. (51) nga Prilepi për shkak të dyshimit se më datë 21.03.2025 rreth orës 14:30 ka djegur barin e tharë në disa vende në fusha të ndryshme afër Prilepit, me çka janë ndezur dhe djegur dru, shtylla në pronësi të EVN-së dhe bari i thatë në afërsi të shtëpive. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Prilep.

Shkup, 22 mars 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga NJPB Prilep në rr. "Osogovska" dje në ora 15:20, në Prilep e kanë privuar nga liria personin P.K. (51) nga Prilepi për shkak të dyshimit se më datë 21.03.2025 rreth orës 14:30 ka djegur barin e tharë në disa vende në fusha të ndryshme afër Prilepit, me çka janë ndezur dhe djegur dru, shtylla në pronësi të EVN-së dhe bari i thatë në afërsi të shtëpive. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Prilep.
Me datë 21.03.2025 në ora 13:20 në Resnjë, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë kanë privuar nga liria personin G.M. (60) nga Resnja për shkak të dyshimit se më datë 21.03.2025 në ora 12:35 në vendin e quajtur “Baraki”, ajo i ka vënë zjarrin mbeturinave, por zjarri është përhapur dhe ka përfshirë një zonë me bar të thatë. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Resnjës. Pas dokumentimit të rasteve do të bëhen parashtresat përkatëse. mb/
Foto: MPB