Plasido Domingo, një nga tenorët më të mëdhej të kohëve të sotme, sonte performon në Skup
- Tenori dhe dirigjenti i njohur spanjoll Plasido Domingo, sonte në ora 21 do të mbajë koncert në arenën "Boris Trajkovski". Me të do të performojë edhe Maria Hoze Siri - një nga sopranot kryesore në botë, së bashku me orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti spanjoll Zhordi Bernaser, i cili ka bashkëpunuar me Plasido Domingon që nga viti 2012 dhe është një nga dirigjentët më të mirë spanjollë.

Shkup, 14 mars 2025 (MIA) - Tenori dhe dirigjenti i njohur spanjoll Plasido Domingo, sonte në ora 21 do të mbajë koncert në arenën "Boris Trajkovski". Me të do të performojë edhe Maria Hoze Siri - një nga sopranot kryesore në botë, së bashku me orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti spanjoll Zhordi Bernaser, i cili ka bashkëpunuar me Plasido Domingon që nga viti 2012 dhe është një nga dirigjentët më të mirë spanjollë.
Plasido Domingo mbërriti në Shkup të mërkurën. Pa asnjë minutë pushim, maestro i njohur është nisur nga aeroporti drejt Operës dhe Baletit Kombëtar, ku ka zhvilluar provën e parë së bashku me orkestrën e OBM.
"Prova e parë u përfundua me shumë entuziazëm dhe kënaqësi. Në një atmosferë jashtëzakonisht frymëzuese, maestro Domingo tregoi mjeshtërinë dhe përkushtimin e tij të lartë dhe orkestra, e frymëzuar nga prania e tij, u përgjigj me saktësi dhe emocion të jashtëzakonshëm, duke krijuar një atmosferë që do të jetë një nga koncertet më spektakolare në historinë e skenës muzikore maqedonase. Kjo ardhje nuk është një koncert i zakonshëm - ky është një moment historik për skenën kulturore maqedonase. Zëri që ka bërë jehonë nëpër teatrot më prestigjioze në botë do të mbushë skenën në arenën "Boris Trajkovski" më 14 mars dhe energjia e pranisë së tij tashmë ndihet mes muzikantëve dhe dashamirësve të operës. Maqedonia e pret Domingo me admirim dhe legjenda fillon të shkruajë historinë e tij të fundit muzikore", thuhet në njoftimin para koncertit të sotëm të tenorit të njohur spanjoll.
Koncerti në arenën "Boris Trajkovski", organizohet nga Opera dhe Baleti i Maqedonisë me produksionin Pragma, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. mb/
Foto: EPA/Stefan Semanov