Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident të trafikut në Ohër
- Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident trafiku, që ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën rajonale Ohër - Shën Naumi, në afërsi të lagjes "Eleshec" në Ohër.
Ohër, 13 nëntor 2024 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident trafiku, që ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën rajonale Ohër - Shën Naumi, në afërsi të lagjes "Eleshec" në Ohër.
Sipas informacioneve të para nga policia, aksidenti ka ndodhur në orën 1:15, kur një automobil "pezho" me targa të Ohrit, i drejtuar nga një 18 vjeçar nga Ohri, ka dalë nga rruga.
Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski njoftoi se shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, ndërsa bashkëudhëtari 16 vjeçar nga Ohri u dërgua në spitalin "Shën Erazmo", ku u konstatuan lëndime të rënda në trup.
Ekspertizën në vendin e ngarjes e kanë kryer prokurori publik, mjekët dhe ekipet e policisë.
Dimoski theksoi se me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për autopsi. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s