• сабота, 31 август 2024

Nikolloski: Punojmë seriozisht në autostradat e Korridorit 8 dhe autostradën drejt Bllacës

Nikolloski: Punojmë seriozisht në autostradat e Korridorit 8 dhe autostradën drejt Bllacës

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Me përkushtim po punohet në realizimin e rrugëve nga Korridori 8 në shtrirjen nga kufiri lindor në atë perëndimor të vendit, ndërsa po punohet edhe në autostradën për në Bllacë, theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

"Ndërmjet Shkupit dhe Kumanovës ka një autostradë të gatshme. Midis Kumanovës përmes Rankovcës deri në Kriva Pallankë për momentin po ndërtohet një rrugë eksprese, që është një variant i autostradës dhe do të përfundojë deri në Vitin e Ri dhe paralelisht me të, në të njëjtën periudhë do të zgjerohet pjesa që shkon në pikën kufitare me qëllim që të mos ketë ndalesë në pikën kufitare. Pres që tani edhe Bullgaria të jetë përgjegjëse dhe do të ndërtojë autostradën në anën e tyre sepse nuk ka zgjidhje autostrade në anën e tyre për 50-60 kilometra të mira nga kufiri", tha Nikolloski në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Po punojmë me seriozitet, shtoi ai, dhe në zgjidhjen e problemeve të autostradës Ohër-Kërçovë e cila pres që të përfundojë deri në fund të vitit 2026 siç kemi vendosur edhe pse përballemi me probleme të mëdha.

"Pjesa Kërçovë - Bukojçan në bashkëpunim me BERZH-in pres që deri në pranverë të kemi një kontraktor dhe të fillojmë punën, ndërsa Bukojçan - Gostivar është pjesë e kontratës së njohur në opinion si kontrata me "Behtel dhe Enka" dhe në atë lëvizje veçmë intenzivsht po punohet në shpronësimin dhe projektimin. Pres që kilometrat e para të përfundojnë vitin e ardhshëm, andaj jemi duke punuar në lidhjen e plotë të një skaji të vendit me tjetrin dhe mendoj se ky është një mesazh i qartë politik se sa vëmendje i kushtojmë këtij Korridori", tha Nikolloski.

Po punohet, shtoi edhe në autostradën Shkup - Bllacë, një pjesë prej 14 kilometrash.

"Dy kilometrat e para janë në fazën përfundimtare dhe mendoj se është reale që të vihen në përdorim në dy muajt e ardhshëm. Sa u përket 12 kilometrave të mbetura ose ndoshta me riprojektim, do të vijnë më shumë sepse puna është se ka një rrugë të realizueshme në pjesën e projektimit kemi një situatë të ngjashme si me hekurudhën për Bullgarinë. Këto 12 kilometra nuk ndjekin rrugën ekzistuese të rrugës kryesore që të shpie nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën. Udhëheqësia e mëparshme e NPRRSH-së në krye me Rustemin, vendosi të mos ecë në atë rrugë, të shkojë në një rrugë të re e cila është një rrugë malore prej 12 kilometra prej të cilëve gjashtë kilometra janë tunele shumë të vështira për t'u ndërtuar dhe për këtë arsye mund të na ndodhë e njëjta gjë si me hekurudhën me Bullgarinë", tha Nikolloski.

Autostrada, siç potencon ai, për momentin ka një vlerë prej 240 milionë euro që është 20 milionë euro për kilometër e njëjta si me hekurudhën.

"Përveç kësaj, shtrohet pyetja nëse mund të realizohet sepse është tjetër gjë të vizatosh rrugët në zyrë, është tjetër t'i kryesh në terren. Dhe kjo është arsyeja pse me NPRRSH-së aktualisht jemi duke bërë një mbykqyrje për të parë nëse projekti është i realizueshëm dhe nëse është i realizueshëm, në rregull, ndërsa nëse nuk është do të shohim se çfarë është e realizueshme dhe pse nuk do ta shfrytëzojmë rrugën ekzistuese", sqaroi Nikolloski. 

Theksoi se përmes BERZH-it ka siguruar mjete për këtë pjesë të autostradës, por ato janë të pamjaftueshme për shkak të projektit të ri që nuk ndjek rrugën magjistrale

"Pres që në muajin e ardhshëm deri në një muaj e gjysmë së bashku me NPRSH-në të dalim me zgjidhje që do të nënkuptojnë financimin e projektit dhe realizimin e tij, për çka do t'ju informojmë me kohë", tha Nikolloski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан