Në natën e vitit të ri në Toksikologji janë pranuar 18 persona me helmim akut, një fëmijë 13 vjeçar me lëndim të rëndë në dorë nga fishekzjarret
- Në natën e Vitit të Ri me helmim akut nga alkooli në Klinikën për toksikologji në Shkup janë pranuar 18 pacientë, më i riu 14 vjeçar, ndërsa një fëmijë 13 vjeçar u lëndua rëndë në dorë nga fishekzjarrët dhe do të ketë invaliditet të përhershëm.
Shkup, 1 janar 2025 (MIA) - Në natën e Vitit të Ri me helmim akut nga alkooli në Klinikën për toksikologji në Shkup janë pranuar 18 pacientë, më i riu 14 vjeçar, ndërsa një fëmijë 13 vjeçar u lëndua rëndë në dorë nga fishekzjarrët dhe do të ketë invaliditet të përhershëm.
Vlerësimi i përgjithshëm i institucioneve shëndetësore në Shkup është se nata ka kaluar relativisht qetë me një vëllim të vogël të punës.
"Në Klinikën universitare për toksikologji, nata e ndërrimit të viteve kaloi mjaft qetë. Janë kontrolluar gjithsej 21 pacientë, 18 prej tyre me helmim akut nga alkooli. Prej tyre, katër janë femra, ndërsa 14 meshkuj. Në mesin e femrave, pacientja më e re është 17 vjeçare, ndërsa më e vjetra 26 vjeçare, ndërsa tek meshkujt, më i riu është 14, ndërsa më i moshuari 38 vjeçar. Zakonisht si çdo vit, kemi më pak pacientë se vitin e kaluar", tha Andon Çibishev, drejtor i Klinikës për toksikologji në Shkup.
Edhe kujdestaria në natën e Vitite të Ri në Klinikën universitar për sëmundje kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit", sipas drejtorit Nebojsha Nastov, kaloi qetë, me numër të zakonshëm të pacientëve urgjentë, si në ditët e zakonshme. Gjithsej janë kontrolluar 81 pacientë, pesë si pasojë e fatkeqësive në komunikacion, tre nga rrahje fizike dhe janë kryer tre intervenime kirurgjike.
Në TOARMIQE, Qendrën klinike, Karil dhe Ortopedi, siç informoi dr. Igor Merxhanovski, ka pasurt më pak punë për 30 për qind se vitet e kaluara.
"Janë bërë 35 kontrolle, prej të cilëve nëntë persona nga fatkeqësi në komunikacion me lëndime të lehta dhe ata pacientë janë lëshuar për mjekim shtëpiakë. Kemi dy pacentë nga sulme fizike, njëri është mbajtur dhe gjatë ditës do të lëshohet në shtëpi, si dhe në fëmijë 13-vjeçar me lëndim të rëndë në dorë nga fishekzjarret, e cila tashmë u operua në Klinikën e fëmijëve për kirurgji dhe me siguri do të mbetet me invaliditet në dorë", deklaroi Merxhanovski. bsh/
Foto: MIA