• среда, 13 ноември 2024

Në Kodrën e Diellit më ftohtë -5 gradë, në Gjevgjeli më ngrohtë 7 gradë

Në Kodrën e Diellit më ftohtë -5 gradë, në Gjevgjeli më ngrohtë 7 gradë

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm ka qenë më ftohtë ku janë matur - 5 gradë, ndërsa në Gjevgjeli më ngrohtë me 7 gradë Celsius.

Në Hanet e Mavrovës, Lazaropole dhe Krushevë janë matur - 2 gradë, 0 në Kriva Pallankë, Vinicë dhe Berovë, 2 gradë në Manastir, Prilep dhe Shtip, 3 gradë në Tetovë dhe Kumanovë, 4 gradë Celsius në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Demir Kapi, Strumicë dhe Kavadar.

DPHM-ja informon se në 24 orët e fundit deri në orën 08 të mëngjesit të sotëm më së shumti shi 12 litra për metër katrorë ka rënë në Kriva Pallankë, 8 në Shtip dhe Vinicë, 5 në Veles, 2 në Kavadar dhe Krushevë, 1 në Shkup-Petrovec, Demir Kapi dhe Berovë.

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje të cilat në vendet më të ulëta do të jenë me shi, ndërsa në zonat më të larta malore me borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë prej 6 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан