• недела, 16 март 2025
Në ditën e sotme

16 mars 2022 (MIA)

1480. - Në Sabroza të Italisë lindi Ferdinand Magelani lundrues portugez në shërbim të Spanjës. Duke lundruar nëpër Amerikën e Jugut dhe përmes ngushticës së Tokës së Zjarrtë, që më vonë e fitoi emrin e tij, më 16 mars të vitit 1521 arrin në Filipine. Vdes më 27 prill të vitit 1521.

1521. Lundërtari portugez Fernando Magelan arriti deri në Oqeanin e Qetë në Ishujt Filipine.

1534. - Anglia i ndërpreu të gjitha lidhjet me kishën katolike të Romës.

1751. - Lindi Xhejms Madison, presidenti i 4-t i SHBA-së nga viti 1809 deri në vitin 1817 i cili njihej edhe si "babai i kushtetutës amerikane".

1787. - Lindi Georg Om, fizikan gjerman i cili e zbuloi raportin ndërmjet energjisë elektrike dhe fuqisë elektromotore, sipas emrit të tij të quajtur Ligji i Omit. "Omi" është njesi për matjen e rezistencës elektrike në sistemin ndërkombëtar të masave. Vdiq më 1854.

1851. - Spanja lidhi kontratë me Vatikanin sipas të cilit besimi katolik i Romës u bë religjioni i vetëm në vend.

1859. - Lindi fizikanti rus dhe elektro inxhinieri Aleksandar Stapanoviç Popov, i cili e zbuloi dhe e vendosi lidhjen e parë radiotelegrafike. E bëri radiopranuesin e parë, para zbuluesit italian Gilemo Markoni.

1920. - Turqit në Antantë e okupuan Carigradin, kryeqytet i atëhershëm i Turqisë, i cili pësoi në luftën e parë botërore.

1935. - Gjermani tërësisht e përjashtoi klauzolën për çarmatim e parparë me Trakatin e Versajës me të cilin përfundoi Lufta e parë botërore.

1939. - Sllovakia, një ditë pasi trupat gjermane e okupuan Çekinë, me urdhërin e Adolf Hitlerit, është shpallur si "shtet i pavarur", me çka Çekosllovakia u shkatërrua.

1940. - Lindi regjisori italian i filmit Bernardo Bertoluçi. Filmat: "Para revolucionit", "Partneri", "Konformisti", "Tangoja e fundit në Paris", "Shekulli i njëzetë", "Hëna".

1962. - Lansohet sateliti i parë botëror i serisë "Kosmos".

1968. - Trupat amerikane në Luftën e Vietnamit masakruan së paku 500 civilë vietnamezë në fshatin Mi Laj, duke përfshirë fëmijë dhe gra, në mesin e të cilëve edhe gra shtatzëna. Për këtë krim edhe pse e gjithë bota u rrezikua askush nga kryrësit nuk u dënua.

1987. - Nga stacioni hekurdhor në Shkup u nis treni i parë me instalacion elektrik në hekurdhën Shkup - Gjevgjeli.

1993. - Në shpërthimin e vendosur në qytetin indian Kalkutë humbën jetën 69 persona.

1999. - Komisioni Evropian dorëzoi dorëheqje kolektive, për herë të parë nga themelimi i këtij trupi ekzekutiv të Bashkimit Evropian.

2005. - Armata izraelite e dorëzoi qytetin Erihon nën administratën palestineze.

2007. - Tre bombardierë-vetëvrasës me kamionë të mbushur me klor në incidente të ndara goditën caqe rreth qytetit Faluxhe, duke mbytur së paku tetë persona, duke plagosur dhjetëra persona dhe duke shtyrë 350 irakianë dhe më shumë ushtarë amerikanë të kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak ekspozimit në materiet e dëmshme.

2009 - Vdiq Petar Baço, regjisor hungarez i filmave, i cili mori famën fillimisht me filmin "Dëshmitari" në vitin 1969 dhe pastaj edhe me vazhdimin "Sërish dëshmitar" në vitin 1994.

2011 - Shatëli rus "Sojuz" me bord prej tre astronautëve ateroi i sigurt në kosmodromin në Kazakistan

Остани поврзан