• понеделник, 02 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Murtezani për emërimin e Bogoevskit: Çështja është nën kompetencat e MASH-it, reaguam në Qeveri

Murtezani për emërimin e Bogoevskit: Çështja është nën kompetencat e MASH-it, reaguam në Qeveri

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani i cili është kuadër i Alternativës brenda koalicionit "VLEN" për emërimin e Petar Bogoveskit për drejtor të Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe lëvizshmëri, deklaroi se kjo çështje nuk është në kompetencat e tij, por se si koalicion kanë reaguar në Qeveri.

"Ne si ministri për Çështje Evropiane nuk kemi kompetencë mbi atë Agjenci as në menaxhimin e saj dhe as në emërimin e drejtorit. Kjo çështje me aq sa di unë është nën ingerencat e Ministrisë së Arsimit. I ndaj reagimet me publikun, ndoshta procesi i emërimit duhet të ishte më i kujdesshëm, por nuk e shoh veten përgjegjës për të komentuar diçka për të cilën nuk jam kompetent. Kuptohet që shqetësimet e djeshme në publik i kemi bartur në Qeveri, i kemi diskutuar, por do të shohim se si do të veprohet më andej", tha Murtezani në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Janosh Boka.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për emërimin e Bogoveskit deklaroi se nuk mund ta komentojë punën e drejtorit i cili është në funksion qe dy ditë. Janevska sot tha se i ka dëgjuar reagimet dhe se nëse shfaqen probleme do të merren masa.

"Nuk do të isha në gjendje të komentoja për punën e një drejtori që është emëruar një ose dy ditë më parë. Po dëgjoj reagimet, si të gjithë të tjerët, do të ndjekë punën e drejtorit. Nëse gjithçka është në rregull dhe ai është i depolitizuar, nuk do të kemi problem. Nëse ka probleme të tjera, do të merren masa. Partitë politike kanë interes në funksionimin e Qeverisë, por kur emërojmë zyrtarë, i emërojmë ata që të jenë jopartiakë dhe të kryejnë punën për të cilën janë emëruar dhe atje për të organizuar dhe zbatuar ligjet dhe për të punuar sa më mirë që të munden", tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske para fillimit të Forumit Ekonomik të organizuar nga "Fajnans think". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан