Murtezani nënshkroi kërkesën për para-financim të mjeteve nga Agjenda reformuese
- Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, pas autorizimit të djeshëm në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkroi kërkesën për para-financim prej 7 për qind në kuadër të Agjendës Reformuese të vendit, informnojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane.
Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, pas autorizimit të djeshëm në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkroi kërkesën për para-financim prej 7 për qind në kuadër të Agjendës Reformuese të vendit, informnojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane.
Me dërgimin e kësaj kërkese në vlerë prej 52,5 milionë euro, Maqedonia e Veriut bëhet vendi i parë në rajon që ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm për para-financim në kuadër të mekanizmit të ri financiar evropian.
"Bashkimi Evropian siguron shtatë për qind nga mjetet e përgjithshme nga Plani i rritjes të Komisionit Evropian për të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor, pas miratimit të Agjendave të tyre reformuese, duke ju siguruar mjete si para-financim. Ky program financiar, me vlerë prej gjashtë miliardë eurosh, i përfshin vitet 2024-2027 dhe ka për qëllim të dyfishojë rritjen ekonomike të rajonit në dhjetë vitet e ardhshme", sqarojnë nga ministria e Çështjeve Evropiane.
Prej aty theksojnë se mbeten të përkushtuar në shfrytëzimin efikas të mjeteve në dispozicion për mbështetjen e integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik të vendit. bsh/
Foto: Ministria e Çështjeve evropiane