• недела, 06 октомври 2024

Mot me diell me vranësira të vogla dhe erë, pasdite reshje shiu

Mot me diell me vranësira të vogla dhe erë, pasdite reshje shiu

Shkup, 1 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për reshje shkurtëra të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima të rralla. Temperatura maksimale do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup do të mbajë mot me diell në mëngjes me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë mesatare verilindore. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë vranësira të shtuara. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informoi se vijon një periudhë me mot kryesisht stabil, përveç në zonat malore ku do të ketë paraqitje të rrallë me reshje të rrëmbyeshme kryesisht pasdite dhe bubullima të rralla. Temperaturat ditore do të jenë rreth dy deri në tre gradë më të larta. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Тагови

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан