• недела, 06 октомври 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme, lokalisht në formë të stuhisë, shoqëruar me erë të përforcuar.

Siç informojnë sot nga DPHM, më pas, në ditët në vijim moti do të jetë stabil me rritje të temperaturave ditore, përveç të mërkurën kur priten reshje të dobëta lokale të shiut.

Foto: МIА arkivi

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан