• сабота, 15 март 2025

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut dhe bubullimës

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut dhe bubullimës

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, reshje lokale shiu dhe bubullima. Proceset do të jenë më intensive paradite në pjesët lindore ku do të jenë në formën e stuhisë me shi më të dendur (20 l/m2), erë e fortë (mbi 60 km/h) dhe kushtet për paraqitje të izoluar të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri 24 gradë Celsius. 

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, erë mesatare deri e përforcuar nga jugu. Paradite do të ketë reshje të dendura shiu dhe bubullima, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura minimale do të ulet deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 24 gradë Celsius.

Nga DPHM-ja njoftojnë se të premten dhe të shtunën gjatë ditës do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit. Të dielën dhe të hënën në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura lokale shiu dhe bubullima. Era do të ndryshojë drejtimin verior e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave gjatë ditës (për 7 deri 10 gradë). qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан