Mickoski për rastin me ndërtimet pa leje në Çair: Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka ingerenca dhe duhet të veprojë
- Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka ingerenca dhe nëse mendon se është kështu, duhet të veprojë, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, duke e komentuar veprimin e djeshëm të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila dje nga Çairi u bëri thirrje kompetentëve që të veprojnë sepse në tokë shtetërore po ndërtohet ndërtim pa leje.
Zhelinë, 22 maj 2025 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka ingerenca dhe nëse mendon se është kështu, duhet të veprojë, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, duke e komentuar veprimin e djeshëm të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila dje nga Çairi u bëri thirrje kompetentëve që të veprojnë sepse në tokë shtetërore po ndërtohet ndërtim pa leje.
"Ajo ka ingerenca dhe nëse vërtet mendon se është kështu, atëherë duhet të veprojë për shkak se nga filozofimi dhe retorika, populli nuk ka dobi", deklaroi Mickoski.
Dje, kryetarja e Qytetit të Shkupit përmes transmetimit të dejtpërdrejtë në rrjetet sociale informi se në tokë shtetërore në Komunën e Çairit është lejuar të ndërtohet ndërtim pa leje. mb/
Foto: MIA