• четврток, 16 април 2026
MIA Flesh

15:00/14 prill/2026

Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Në 20 muajt e kaluar, Drejtoria e doganave ka shënuar rezultatet më të mira të ekzistimit të saj. Deri më tani janë arritur të ardhurat më të larta që është një tregues i qartë se institucioni funksionon në mënyrë më efikase, më të organizuar dhe me përgjegjësi më të madhe, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në aktivitetin e sotëm në Sallën e filarmonisë me rastin e shënimit të 34-vjetorit të Drejtorisë së doganave.

Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski sot pret ta marrë raportin nga ana e institucioneve, i cili duhet të analizohet, ndërsa pastaj nga ana e Qeverisë do të jepen masa konkrete, me të cilat do të mbrohet standardi i qytetarëve dhe të mos rriten çmimet e produkteve ushqimore.  

Shkup – LSDM gjatë periudhës së kaluar, thënë më butë, jeton sipas “Liza në botën e çudirave”. Unë më shumë këtë do ta klasifikoja si “LSDM-ja në vendin e gënjeshtrave dhe konstruksioneve”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me akuzat e LSDM-së dhe paralajmërimet për revizion të parave të dhëna nga Hungaria për telekomunikime, energjetikë dhe media. Ai përkujtoi paralajmërimet e LSDM-së vitin e kaluar, në të cilat thoshin se shteti do të bankrotojë dhe se në prill do të vinin emigrantë. 

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski nuk pret ndryshim në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Hungarisë pas zgjedhjeve atje dhe fitores së Tisës dhe Petar Magjarit. "Nëse më pyesni nëse pres ndryshim në marrëdhëniet - jo, absolutisht nuk pres", deklaroi sot kryeministri  Mickoski pas shënimit të Ditës së Drejtorisë së doganave.

Shkup - Qeveria ka miratuar Planin kombëtar të integruar për energji dhe klimë 2025-2030 - një dokument strategjik që e vendos vendin në një rrugë të qartë drejt transformimit energjetik, zhvillimit të qëndrueshëm dhe përputhshmëri të plotë me politikat evropiane. Plani, i përgatitur me propozim të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, përbën një instrument kyç për modernizimin e sektorit energjetik dhe përmbushjen e detyrimeve nga Komuniteti i Energjisë dhe rregullativa evropiane. 

Shkup - Sot në terren, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, shënoi nisjen e punimeve për rikonstruimin dhe transformimin e Çarshisë së Vjetër, një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme infrastrukturore në këtë zonë historike në dekadat e fundit. Projekti përfshin një sipërfaqe prej 1.567 m² dhe parasheh restaurimin e kalldrëmit me gur travertin, duke ruajtur autenticitetin historik të Çarshisë, si dhe modernizimin e plotë të infrastrukturës nëntokësore, përfshirë ujësjellësin, kanalizimin, rrjetin elektrik dhe instalimin e fibrës optike.

Shkup - Roli ynë nuk është vetëm të kontrollojmë, por të mbrojmë, të parandalojmë dhe të tregojmë se ligji vlen njësoj për të gjithë. Kompanitë që punojnë në mënyrë të ligjshme duhet të kenë siguri dhe parashikueshmëri. Roli ynë është të sigurojmë kushte në të cilat puna e ndershme është përparësi, ndërsa për konkurrencën e jo lojale nuk ka vend. Nuk do të ketë vend për krimin atje ku çdo ditë përpiqemi me të gjitha forcat të ndërtojmë institucion të fortë. Ndryshimet në sistem kërkojnë kohë, por edhe vendosmëri, deklaroi sot drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, në ngjarjen në Filhamroni me rastin e 34 vjetorit të eksiztencës së institucionit. 

Shkup - Ish-kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, sot para Gjykatës tha se e kupton përmbajtjen dhe nuk e pranon veprën dhe nuk ndihet fajtore për veprën penale për të cilin akuzohet - dhënie e sekreteve zyrtare dhe falsifikim kompjuterik. "Unë besoj se nuk kam bërë asgjë për të cilën më akuzojnë", deklaroi Dimitrovska.

Shkup - Kryetari i sapoemëruar i Komisionit Rregullator për Shërbimet e Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE), Aco Ristov, mori funksionin nga Lirim Sulejmani, zëvendës-kryetari i KRRE-së.  Komisioni kumtoi se në takimin e pranim-dorëzimit të funksionit, anëtarët e tij e informuan kryetarin e ri Ristov për aktivitetet aktuale në sektorët për të cilët është përgjegjës KRRE, ndërsa të cilat lidhen me reformat energjetike, si dhe për situatën me shërbimet e ujit dhe statusin e proceseve që lidhen me sektorin e ri - mbeturinat komunale.

Shkup -  Një Drejtori Doganore e fuqishme, efikase dhe moderne është kruciale për financa publike të qëndrueshme, mbrojtje të ekonomisë dhe përkrahje të biznesit, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë shënimit të ngjarjes së 14 Prillit- Ditës së Drejtorisë Doganore. Ky vit shënon 34 vjetorin e themelimit të institucionit.

Shkup – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për media përsëriti se fitorja historike në Hungari dërgon porosi të qartë në gjithë rajonin, se koha e autokratëve po përfundon. Ai vlerësoi se ky është fundi përfundimtar i epokës në të cilën Budapesti ishte “strehë e sigurt për të gjithë kriminelët e korruptuar të dënuar” dhe pyeti se a do të parashtrohet kërkesë për ekstradim të Nikolla Gruevskit. 

Shkup - Pas dy javësh, më 28 prill, në njësitë në përbërjen e Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, nga ora 12 deri në 14, me votim të fshehtë, do të zgjidhet rektori i UCM për mandatin 16 shtator 2026 - 15 shtator 2029. Në garë janë dy kandidatë - rektorja aktuale, prof. dr. Biljana Angelova, e cila është profesoreshë e rregullt në Institutin e Ekonomisë në Shkup, dhe prof. dr. Darko Danev, profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup. Ata kanë aplikuar për pozicionin e rektorit të ri të UCM-së dhe kanë dorëzuar dokumentacion të plotë që vërteton se i plotësojnë kushtet e shpalljes publike.

Shkup - Çmimi maksimal me pakicë i derivateve dizel nga mesnata do të ulet për 2,5 denarë për litër, ndërsa benzina do të jetë më e lirë me 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 2,73 për qind.

Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Pasdite dhe gjatë natës në pjesët jugore dhe perëndimore do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e fuqishme nga drejtimi juglindor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 17 deri 22 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius. 

Beograd - Studentët në Serbi kanë ngritur padi penale kundër ministrit serb të Informacionit dhe Telekomunikacionit, Boris Bratina dhe kundër ministrit të Investimeve Publike, Darko Glishiq. Ministri Bratina, duke folur për protestat në Serbi, në Ditën e studentëve deklaroi se të rinjtë "nuk janë të vetëdijshëm se policia atje ka të drejtë t'i rrahë dhe t'i vrasë"!

Siverek - Të paktën 16 persona, mes të cilëve dhe nxënës, janë plagosur gjatë të shtënave në një shkollë në qytetin turk Siverek, në provincën juglindore Shanliurfa të Turqisë, njoftoi televizioni shtetëror turk TRT Haber. Sulmuesi ishte një ish nxënës në shkollë dhe kreu vetëvrasje kur e kuptoi se do të kapej, kumtoi guvernatori i qarkut, Hasan Shildak.

Berlin - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, e filloi vizitën në Gjermani, gjatë së cilës do zhvillohen konsultime mes dy qeverive. Këtë ua bëri të ditur gazetarëve zëdhënësi i shefit të shtetit, Sergej Nikiforov. Programi i vizitës, veçanërisht, parashikon bisedime mes Zelenskit dhe kancelarit gjerman Fridrih Merc, si dhe pjesëmarrjen e liderëve të të dyja vendeve në konsultimet ndërqeveritare ukrainaso-gjermane. 

Paris – Presidenti francez dhe kryeministri britanik, Emanuel Makron dhe Kir Starmer më 17 prill do të organizojnë samit në Paris ku do të diskutohet një plan për të siguruar që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur për lundrim pas përfundimit të luftës në Lindjen e Mesme. "Samiti do ta avancojë punën për një plan të koordinuar, të pavarur dhe shumëkombësh për të mbrojtur transportin ndërkombëtar pas përfundimit të konfliktit", ka thënë zëdhënësi i Starmerit.

Islamabad – Pakistani po përgatit një raund të ri të negociatave midis Iranit dhe SHBA-së, pasi negociatat për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme gjatë fundjavës përfunduan pa marrëveshje. Diplomatë të paidentifikuar theksuan se Kina, Egjipti, Arabia Saudite dhe Turqia janë gjithashtu në kontakt me Teheranin dhe Uashingtonin pasi të katër vendet propozuan një raund të ri bisedimesh në Islamabad këtë javë. Ata shtuan se Kina e këshilloi Iranin të binte dakord për negociata të mëtejshme.

Teheran - Një cisternë e tretë e lidhur me Iranin ka hyrë sot në Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit, dita e parë e një bllokade të plotë amerikane ndaj anijeve që hyjnë në portet iraniane, tregojnë të dhënat e transportit. Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp njoftoi bllokadën të dielën pasi bisedimet paqësore gjatë fundjavës në Islamabad midis SHBA-së dhe Iranit nuk sollën marrëveshje. Pasi tre anijet që kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk ishin drejtuar për në portet iraniane, ato nuk përfshihen në bllokadë.

Teheran - Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian në një bisedë telefonike me homologun francez Emanuel Makron tha se Teherani është i gatshëm t'i vazhdojë negociatat paqësore. Pezeshkian citoi se Irani e preferon diplomacinë për zgjidhjen e kontesteve. Sipas tij, kërcënimet, presioni dhe veprimi ushtarak janë të padobishme dhe vetëm do t'i "përkeqësojnë problemet që SHBA i krijoi vetë".

Pekin - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov mbërriti në Kinë për vizitë zyrtare dy-ditore, gjatë së cilës të dyja palët do të koordinojnë qëndrimet e tyre, siç kumtoi Pekini, për çështjet aktuale ndërkombëtare. Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Ji dhe homologu i tij rus do të "koordinojnë qëndrimet e tyre mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si dhe çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët", deklaroi dje zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Guo Xhiakun. 

Pekin - Kina u kërcënua me kundërmasa nëse SHBA "vazhdon me rritjen e tarifave", për të cilën Pekini pretendon se janë bazuar në raporte të rreme mediatike për gjoja ndihmën ushtarake kineze për Iranin. "Raportet e medias që akuzojnë Kinën për ofrimin e ndihmës ushtarake ndaj Iranit janë plotësisht të sajuara. Nëse SHBA vazhdon të rris tarifat bazuar në këto akuza, Kina do të përgjigjet me kundërmasa", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Xhiakun, në platformën Iks.

 

Остани поврзан