• понеделник, 23 март 2026
MIA Flesh

09:00/23 mars/2026

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë sot në hapjen e Qendrës rajonale së rikonstruktuar për arsim të mesëm profesional "Mosha Pijade" në Komunën e Tetovës. Kryeministri Mickoski është planifikuar të japë deklaratë pas ngjarjes.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel. Në kuadër të vizitës Mucunski sot do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët "A path for Europian enlargement",e organizuar nga "Miqtë e Evropës". 

Shkup - Ministri i Bujqëqisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski do të marrë pjesë në takimin dyditor të punës në Bruksel. "Tripunovski në Bruksel do të takohet me përfaqësues të Komisionit Evropian", paralajmëroi pres-shërbimi i Ministrisë së Bujqëqisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Shkup - Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) sot do ta shënojë 23 Marsin - Ditën botërore të meteorologjisë, që çdo vit shënohet në mbi 190 vende-anëtare të Organizatës botërore të meteorologjisë (OBM). Shënimi në të cilin DPHM përfshihet si partnere e barabartë në luftën për përballje me ndryshimet klimatike globale dhe dukuritë e rrezikshme të moti, këtë vit është me temë "Vëzhgojmë dhe masim sot për të nesërme të sigurt".

Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 15 gradë.

Lubjanë - Partia liberale e kryeministrit slloven, Robert Golob fitoi më së shumti vota në zgjehdjet parlamentare të mbajtura dje, por e humbi shumicën së bashku me partnerët e koalicionit nga blloku i majtë, tregojnë rezultatet e para zyrtare. Lëvizja "Slloboda" (GS) e Golobit fitoi 28,54 për qind të votave dhe 29 vende të deputetëve, pasi që u numëruan pothuajse të gjitha votat, kumtoi komisioni shtetëror zgjedhor. Partia opozitare demorkatike sllovene (SDS), e kryesuar nga ish-kryeministri djathtist, Janez Jansha fitoi 28,17 për qind dhe 28 mandate.

Ankara - Ministri i turk i Punëve të Jashtme Hakan Fidan dje zhvilloi dje bisedë telefonike me kolegët e tij nga Egjipti dhe Irani, si dhe me përfaqësues të ShBA-së dhe Bashkimit Evropian rreth përfundimit të luftës kundër Iranit. Siç bëri të ditur Ministria turke e Punëve të Jashtme, Fidani pati biseda telefonike të ndara me ministrin iranian dhe egjiptian, Abas Aragçi dhe Badar Abdelati, përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, dhe me përfaqësues  të ShBA-së.

Varshavë - Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk mbrëmë deklaroi se Varshava "dyshonte" se qeveria e Hungarisë për vite me radhë e ka informuar Rusinë për mbledhjet e Këshillit të BE-së. Deklarata e tij erdhi pasi "Uashington Post", duke u thirrur në burime të paidentifikuara të sigurisë, raportoi se qeveria hungareze e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban i kishte siguruar Moskës qasje në diskutimet për tema të ndjeshme në Bashkimin Evropian.

Havana - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kubës, Karlos Fernandez de Kosio, duke komentuar deklaratat e Uashingtonit për ndryshimin e pushtetit në ishull, bëri thirrje që, kur bëhet fjalë për Kubën, të mos bëhen paralele me ngjarjet në Iran dhe Venezuelë. "Do t’i lutesha njerëzve që të mos bëjnë paralele kur flasin për Kubën. Ne kemi realitetin tonë, rrethanat tona. Dhe, siç thashë, ne nuk mendojmë se ekziston nevoja për ndonjë veprim ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Kubës dhe shpresojmë që kështu edhe do të jetë",  deklaroi Kosio në një intervistë për një televizion amerikan.

Bejrut - Kryeministri i Liban, Nauaf Salam mbrëmë ka dërguar akuza se pjesëtarë të Korpusit të Gardës revolucionare islamike (IRCG) të stacionuar në Liban, drejtojnë në mënyrë të drejtpëdrejtë operacionet ushtarake të Hezbollahut në konfliktin vijues me izraelin. Në një intervistë me stacionin televiziv saudit Hadath, kryeministri Salam kritikoi ashpër përsëri lëvizjen proiraniane Hezbollah. Ai theksoi se sulmet e grupit ndaj Izraelit, të kryera në përgjigje të vdekjes së udhëheqësit suprem të Iranit, аjatollah Ali Hamnei, provokuan veprime masive ushtarake nga ushtria izraelite në territorin libanez.

Uashington - Një aeroplan i "Er Kanada ekpres gjatë uljes në aeroportin LaGuardia në Nju-Jork  u përplas me një automjet në tokë. Për shkak të incidentit Administrata Federale e Aviacionit të ShBA-së (FAA) i uli të gjithë aeroplanët,  siç theksoi për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.  FAA nuk dha detaje të tjera.

Madrid - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, i shpjegoi arsyet e humbjes së ekipit nga Real Madridi me 3:2 mbrëmë në xhiron e 29-të të La Ligës. "Duhej më mirë ta kishim kontrolluar lojën dhe ta kishim organizuar sulmin tonë ndryshe. Kjo nuk ndodhi në një moment vendimtar", deklaroi Simeone për "Marka".

Madrid - Real Madridi mbrëmë në terren të vet e fitoi Atletiko madridin me 3:2 në derbin e xhiros së 29-të të kampionatit spanjoll në futboll. Vinisius Zhunior shënoi dy gola për nikoqirët, njëri nga të cilët ishte nga penaltia, përderisa Federiko Valverde njëherë u regjistrua në listën e golashënuesve.

Остани поврзан