15:00/22 mars 2026
Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Me ndërtimin e digës Otinja, nga e cila deri më tani janë realizuar 70 për qind, pjesa lin dore e vendit do të bëhet me liqenin e parë artificial rekreativ, i cili do të jetë atraksion turistik dhe pritet të jetë në funksion në pranverën e vitit 2028, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski.
Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), si partnere e barabartë e Organizatës botërore të meteorologjisë (OBM) në luftën për përballje me ndryshimet klimatike globale dhe dukuritë e rrezikshme të motit, me ngjarje modeste punuese do ta shënojë 22 Marsin - Ditën botërore të ujërave, të titulluar si "Uji dhe gjinia", me slloganin "Ku rrjedhë uji, rritet barazia".
Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Parapaguesit në telefoninë celulare në vend vitin e kaluar mesatarisht gjatë një muaji inicuan 104,05 thirrje dhe folën 228,03 minuta. Pjesa më e madhe e bisedave u realizuan në rrjetin e vet mobil, 143,27 minuta (62,83 për qind). Qarkullimi ndaj rrjeteve të tjera mobile në vend është dukshëm më i vogël, 80,99 minuta (35,52 për qind), në rrjetin e vet fiks 1,51 minutë (0,66 për qind) ndaj rrjeteve të tjera telefonike fikse në vend 1,97 minuta (0,86 për qind), ndërsa 0,29 minuta (0,13 për qind) ndaj rrjeteve në shtete të tjera. Krahasuar me vitin 2024 mund të vërehet uëje e volumit të qarkullimit ndaj të gjitha destionacioneve, tregojnë të dhënat e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për komunmikime elektronike për vitin 2025.
Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Internet përmes rrjetit optik në vitin 2025 kanë shfrytëzuar 216.953 parapagues, për 19,19 për qind më shumë se në vitin 2024, tregojnë të dhënat nga Raporti vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2025. Qasje drejt internetit përmes celularit vitin e kaluar patën 1.424.685 parapagues, për 4,2 për qind më shumë se në vitin 2024. Në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktivë të qasjes drejt internetit me brez të ngushtë dhe të gjerë (2G/3G/4G) vitin e kaluar A1 Maqedoni ka pjesëmarrje tregu prej 48,22 për qind, Telekomi i Maqedonisë me 45,54 për qind, MTEL me 4,36 për qind, Telekabel 1,65 për qind, Green Mobile 0,12 për qind, përderisa Mtelmobajl ka pjesëmarrj etregu prej 0,1 për qind.
Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Qeveria sot në mesditë do të mbajë mbledhje në të cilën do të sillen masa me të cilat do të zbuten çmimet e derivateve. "Çmimet në bursat botëroretë naftës po rriten, që pritet plotësisht të reflektohet në skenën vendore të deriveteve. Edhe pse në pompat e benzinës në vend ka derivate bindshëm më të lira në krahasim me rajonin pritet të hënën të ketë rritje shtesë të çmimeve të dizelit dhe të benzinave. Për këtë shkak Qeveria nesër në orën 12 do të ketë mbledhje në të cilën do të sillen masa të jashtëzakonshme për luftë kundër çmimeve të larta të benzinave me të cilat do të zbutet kërcimi i çmimeve", njoftuan dje nga Qeveria.
Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) pas kontrolleve të kryera në vendkalimet kufitare gjatë javës së kaluar parandaloi importin e 50 tonëve të ushqimit të pasigurt që duhej të përfundonte në tregun e vendit.
Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -4 gradë Selcius sot në mëngjes është matur në Berovë dhe Kodër të Diellit, -1 Llazaropole, 0 në Strumicë dhe Hanet e mavrovës, 1 gradë në krushevë, 3 në Kriva pallankë dhe Pretor, nga 4 në Tetovë, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip, Vinicë, Kavadar, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, 5 në Shkup-Petrovec, 6 në Shkup-Zajçev Rid, ndërsa më ngrohtë është në Veles ku është matur temperaturë prej 7 gradëve Celsius. Shtresë më të lartë të borës prej 53 centimetrave ka në Kodër të Diellit.
Teheran, 22 mars 2026 (MIA) - Armata iraniane sot kumtoi se do t'i sulmojë infrastrukturën energjetike dhe instalacionet e desalinizimit në rajon nëse presidenti i SHBA-së, Donald Tramp i realizon kërcënimet e tij për të shkatërruar elektrocentralet e Iranit.
Tel-Aviv, 22 mars 2026 (MIA) - Ministria izraelite e Arsimit kumtoi se ndërpritet mësimi në shkollat në vend sot dhe nesër pas sulmeve të mbrëmshme iraniane ndaj qyteteve Dimona dhe Arad. Ministri i Arsimit, Joav Kish deklaroi se mësimi në të gjitha institucionet arsimore, përfshirë edhe arsimin special, anulohet në konsultim me Komandën për mbrojtje civile.
Majami, 22 mars 2026 (MIA) - Përfaqësuesi i posaçëm i Shtëpisë së bardhë, Stiv Uitkof vlerësoi se bisedimet e brendshme mes delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës në Majami për zgjidhje paqësore, ishin konstruktive. "Në Floridë, delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës mbajtën takime kon struktive si pjesë e përpjekjeve rrjedhëse ndërmjetësuese", kumtoi mbrëmë Uitkof në platformën X.
Majami, 22 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mbrëmë theksoi se delegacioni ukrainas pati takim me përfaqësuesit e SHBA-së dhe se bisedimet do të vazhdojnë sot. "Është me rëndësi për të gjithë në botë diplomacia të vazhdojë dhe të tentojmë ta përfundojmë këtë luftë - luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Askujt nuk i duhet lufta. Ekipet do të vazhdojnë të komunikojnë nesër", tha Zelenski në videofjalimin e djeshëm, transmeton Ukrinform.
Paris, 22 mars 2026 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve të grupit G7 mbrëmë kumtuan se janë të gatshëm të ndërmarrin masa të domosdoshme për mbështetje të dërgesave globale të energjensëve dhe e konfirmojnë rëndësinë e mbrojtjes së qarkullimit detar, përfshirë edhe atyre në ngushticën e Hormuzit.
Teheran, 22 mars 2026 (MIA) - Mbi 1500 njerëz e humbën jetën në Iran pasi që filloi lufta amerikano-izrealite kundër vendit para tre javëve, kumtoi Radio-televizioni shtetëror iranian, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, lajmëroi DPA.
Teheran, 22 mars 2026 (MIA) - Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjitha anijet, përveç atyre të ndërlidhura me "armiqtë e Iranit", deklaroi Ali Musavi, përfaqësuesi i Iranit në agjencinë detare të KB-së. Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka kërcënuar se do t'i sulmojë termocentralet iraniane nëse rruga ujore nuk hapet plotësisht brenda 48 orëve.
Romë, 22 mars 2026 (MIA) - Italianët sot dhe nesër votojnë në një referendum për reformat gjyqësore kontroverse të propozuara nga kryeministrja Xhorxha Meloni, të cilat mund të jenë një dëshmi kyçe për koalicionin e saj të krahut të djathtë përpara zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm.