12:00/23 mars/2026
Shkup - Temperaturat gjithnjë e më ekstreme, reshjet e reduktuara dhe thatësirat më të shpeshta paraqesin sfidë serioze për bujqësinë e vendit. Në një vend me rreth 180.000 fermerë, ndryshimi i klimës nuk është më një kërcënim i largët, por një realitet i përditshëm që ul drejtpërdrejt rendimentet dhe rrit rrezikun e dëmeve. Në Ditën botërore të Meteorologjisë, ekspertët paralajmërojnë: përshtatja nuk është një opsion, por një domosdoshmëri - dhe koha për veprim po mbaron.
Shkup - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit -3 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 8 gradë është matur në Gjevgjeli. Sipas DPHM deri në orën 08:30 janë matur -2 gradë në Llazaropole, -1 në Hanet e Mavrovës, 0 në Kriva Pallankë, 1 në Berovë, Krushevë, 2 në Pretor, 3 në Ohër, Manastir, Prilep, Pozharan dhe Vinicë, 4 në Gjurishtë, dhe Topollçan, 5 në Tetovë, 6 Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Shtip dhe Strumicë, si dhe 7 gradë në Kavadar, Shkup-Zajçev Rid dhe Veles.
Tiranë - Policia shqiptare ka arrestuar 14 persona pas protestës të opozitës në Tiranë, ndërsa nëntë prej tyre janë nën hetim të lirë. Mes të shoqëruarve ka pasur edhe minorenë, por ata janë liruar. Në protestë, janë hedhur koktej molotoriv mbi kanibetin e kryeministrit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës, në afërsi të Bankës së Shqipërisë, ku ka qenë shënjestër e sulmit selia e PS-së.
Athinë - "Maqedonia e Veriut: 'Shkurtimi' i TVSH-së për karburantet për të mbajtur çmimet në pikat e karburantit"; "Maqedonia e Veriut e ul përgjysmë TVSH-në për karburantet për të ndalur rritjen e çmimeve"; "Maqedonia e Veriut e ka ulur pothuajse përgjysmë TVSH-në për karburantet"; "Qeveria në Shkup e ul TVSH-në për karburantet"; "Maqedonia e Veriut e ul TVSH-në për karburantet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme", janë disa nga titujt në mediat greke për vendimin e qeverisë për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për karburantet, me qëllim parandalimin e rritjes së madhe të çmimeve, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sarajevë - Transportuesit nga Bosnja e Hercegovina sot sërish paralajmëruan për vështirësitë në punë dhe problemet që i kanë shoferët e tyre në territorin e Bashkimit Evropian me bllokim të pjesshëm të pikave kufitare me Kroacinë, por kjo lloj proteste është ndaluar nga policia në disa pjesë të vendit. Konsorciumi "Logjistika BeH", i cili i bashkon kompanitë transportuese, bën thirrje për bllokadë të qarkullimit transportues përmes vendkalimeve kufitare, por u përball me ndalesa për protesta të këtilla të imponuara nga policia e Republikës Srpska në kantonet Unsko-Sana në kantonin Hercegovina Perëndimore në Federatën e BeH-së.
Romë/Londër - Irani posedon armë balistike, me të cilën mund t'i rrezikojë Romën dhe Londrën, shkruajnë gazetat evropiane, duke theksuat se sulmet amerikane dhe izraelite nuk i kanë neutralizuar kapacitetet raketore të Teheranit. Gazeta italiane La Republika pohon se për një sulm të mundshëm ndaj objektivave evropiane, vendet e lëshimit duhet të jenë të vendosura në Iranin verior. Theksohet se vendet evropiane aktualisht nuk kanë një sistem operativ për t'u mbrojtur nga kërcënime të tilla.
Berlin - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriusi ka hedhur poshtë thirrjet për ndryshime radikale në strukturat e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) pas një sërë humbjesh në zgjedhjet lokale. Në një deklaratë për agjencinë DPA, të dhënë në Tokio në fillim të turit të tij në Azi, Pistorius theksoi se nuk ka ambicje për ndërmarrje të funksioneve partiake në këtë moment.
Gjenevë - Gjendja e klimës globale nuk lë shumë hapësirë për optimizëm, duke pasur parasysh se indikatorët kyçë vazhdojnë të përkeqësohen, paralajmëroi Organizata botërore meteorologjike (OBM) në raportin e publikuar sot. Sipas raportit për gjendjen e klimës në vitin 2025, çekuilibri mes energjisë që Toka e merr nga Dielli dhe atë që e kthen mbrapsht në Gjithësi po rritet në mënyrë të përshpejtuar.
Paris - Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) është konsultuar me qeveritë në Azi dhe Evropë që, "nëse është e nevojshme", të lirojnë sasi më të mëdha nga rezervat strategjike të naftës, deklaroi drejtori ekzekutiv i ANEB-it, Fatih Biroll. "Nëse është e nevojshme, sigurisht që do ta bëjmë këtë. Do t’i ndjekim kushtet, do t’i analizojmë dhe vlerësojmë tregjet dhe do të bisedojmë me vendet tona anëtare", deklaroi Fatih Biroll.
Paris - Ish-kryeministri francez Lionel Zhospen ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare, njoftuan mediat franceze. Mediat përkujtojnë se socialisti Zhospen ishte kryeministër nga viti 1997 deri në vitin 2002, dhe se u pendionua nga jeta politike më 21 prill të vitit 2002. Zhospen ishte dy herë kandidat i socialistëve në zgjedhjet presidenciale.
Teheran - Irani sot kërcënoi se do të kryejë sulme ndaj elektrocentraleve në mbarë Lindjen e Afërt nëse SHBA-ja e realizon kërcënimin për bombardim të objekteve elektro-energjetike në Republikën islamike. Kërcënimi nga Teherani hapë rrezik për furnizimin me energji elektrike dhe ujë në shtetet arabe nga Gjiri persik, duke pasur parasysh atë që disa elektrocentrale funksionalisht janë të lidhura me impiantet për desalinizim.
Tel Aviv - Forcat Izraelite të Sigurisë (IDF) në Telegram njoftuan se "kanë filluar një valë të gjerë sulmesh që synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në Teheran". Në pjesën lindore të Teheranit mëngjesin e sotëm janë dëgjuar shpërthime të forta, ndërsa është aktivizuar edhe mbrojtja ajrore iraniane.
Agadir - Agadir në Maroko është shpallur destinacioni më i lirë për pushimet verore në vitin 2026. Sipas një studimi të agjencisë turistike "Lavholidejs" (Loveholidays), një paketë njëjavore "gjithëpërfshirëse" këtu kushton rreth 270 euro.
Sidnei - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, mbërriti sot në Australi, me shpresën për të arritur një marrëveshje për tregti të lirë pas vitesh negociatash. “Ky është udhëtimi i saj i parë në Australi që nga marrja e detyrës, ndërsa vjen në një kohë kur blloku dhe kombi i varur nga importet po përballen me dobësi të reja energjetike të shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme.”
Phenian - Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit suprem popullor të Koresë së Veriut sërish u emërua Kim Xhong-un president i Komisionit për punë shtetërore, kumtoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit suprem popullor të Koresë së Veriut u debatua për ndryshime dhe plotësime të Kushtetutës. Parlamenti, i cili e miraton politikën shtteërore zakonisht ka mbledhje pas Kongresit të Partisë punëtore në pushtet, me qëllim që vendimet partiake t'i shndërrojë në ligj.
Uashington - Piloti dhe kopiloti i aeroplanit "Er Kanada ekspres" humbën jetën, pasi mjeti ajror, gjatë uljes në aeroportin La Guardia në Nju Jork, u përplas me një automjet të zjarrfikësve. Në incident u plagosën dhjetëra persona. Automjetin e zjarrfikësve e kanë drejtuar policë. Sipas mediave amerikane, në incident me fraktura janë lënduar një rreshter dhe një polic. Ata janë shtruar në spital dhe ndodhen në gjendje stabile.